Noka: Ju i doni kaq shumë të varfërit, ndaj vetëm i shtoni kur vini në pushtet

0
152

Maxhoranca ka rrëzuar dy amendamentet e propozuara nga kryetari i PD, Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për ccdo shqiptar në projektbuxhetin e vitit 2025.

Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga mazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro.

Ndërkohë, deputeti demokrat, Flamur Noka tha se socialistët i duan shumë të varfrit, prandaj vetëm i shtojnë.

“Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata.

Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie. Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë.

Sipas Bankës Botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?”, tha Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here