Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një komunikim për nediat u shpreh se me buxhetin 2025 Rama pasuron veten dhe oligarkët gjakpirës, në kurriz të pensionistëve dhe shtresave në nevojë.Blushi: Buxheti për vitin 2025 i miratuar mbrëmë me votat e “Rilindjes” është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë, buxheti më antisocial dhe buxheti i thellimit të mëtejshëm të varfërisë së pamerituar për qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë
Edi Rama provoi atë që kishim paralajmëruar se ky buxhet i krijuar nga mundi, gjaku, djersa dhe sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve, do të vidhet dhe do të grabitet barbarisht nga Qeveria më e korruptuar e kontinentit.Të gjithë shqiptarët, në veçanti pensionistët dhe shtresat sociale më në nevojë duhet ta dinë se vitin e ardhshëm do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm qeveritar
Në vitin e 12 të qeverisjes, me Buxhetin e fundit të antisocial, Edi Rama provoi edhe njëherë se është në pushtet për të rritur mirëqenien e tij dhe gjakpirësve oligarkë pranë tij dhe se në asnjë nga 365 ditët e vitit të ardhshëm ai nuk ka menduar për mirëqenien e qytetarëve.
Në mbështetje të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus, Partia e Lirisë depozitoi për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, 11 amendamente me fokus të vetëm rritjen e mbështetjes sociale dhe zbutjen e kostos së jetesës dhe të varfërisë për pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë për shkak të rritjes galopante të çmimeve të ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe taksave, si dhe një mbështetje për Arsimin në të gjithë nivelet e tij, Kërkimin Shkencor dhe rritjen e pagave për pedagogët, për Shëndetësinë e Bujqësinë për gjendjen e rëndë që përjetojnë këta dy sektorë, si edhe gjithashtu mbështetjen për të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Partia e Lirisë, nëpërmjet dy deputetëve të saj propozoi:
1. Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë.
2. Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi.
Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.
4. Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë.
5. Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit.
6. Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm.
7. Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar.
8. Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit.
9. Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme.
10. Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.
11. Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025.
Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të “Rilindjes” kundër 11 propozimeve të bëra nga Partia e Lirisë nuk është votë kundër nesh, por vote kundër pensionistëve, qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme, kundër fermerëve dhe bizneseve të ligjshme, kundër të rinjve, arsimtarëve dhe mjekëve.
Në 11 vite pushtet, Qeveria e Edi Ramës, në vend të përmirësonte jetën e pensionistëve, ka zgjedhur të rrisë pagat për veten dhe ministrat: 70% për Kryeministrin, 80% për ministrat dhe 90% për deputetët.
Ndaj largimi i kësaj qeverie antiqytetare, antipensionist dhe antisociale është mision kombëtar dhe qytetar.
Ndaj e vetmja alternativë në këto kushtë, mbetet intensifikimi i mëtejshëm i aksionit opozitar, në mënyrë që ti shkurtojmë ditët e mbetura këtij regjimi antiqytetar, antishqiptar, antikombëtar që për fat të keq për të gjitha këto krime monstuoze, për të gjithë këtë korrupsion të përbinshëm po mbahet sot në këmbë nga një tjetër strukturë kriminale që quhet SPAK, që të gjitha këto krime i cilëson si “Krime Intelektuale”.
Pra krimet që kjo Qeveri bën ndaj pensionistëve, për SPAK janë krime intelektuale, të gjithë kto krime dhe mosmbështetje ndaj të rinjve, ndaj të rejave, ndaj fermerëve, SPAK i cilëson krime intelektuale.
Ndaj shfrytëzoj edhe këtë konferencë shtypi për një cështje shumë të rëndësishme sic është mirëqënia e qytetarëve të vendit, që kurrë nuk ka qenë në fokus të Edi Ramës, për tju bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm, që në datën 6 dhjetor, në orën 12 00, të protestojmë para godinës së SPAK, kësaj organizate kriminle që sot po mban në pushtet Edi Ramën.