Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, tha se kur ti zgjidhesh nga paratë e qytetarëve, ti je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm që do i përgjigjesh qytetarit, por kur ti zgjedh t’i përgjigjesh krimit e parave të dala nga korrupsioni ti vetëm qyetetarëve nuk i përgjigjesh, e kjo ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë.
Teliti tha se, kartonat e mazhorancës plot 75 prej tyre ngaqë nuk kanë dalë nga vota e ndershme e qytetarëve, por kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend e dje mazhoranca solialiste i braktisi shqiptarët.
“Një falenderim i veçantë për të gjithë ju për qëndresën disa mujore, qëndresë kjo që e jep kontributin e saj, në këtë pamje të shëmtuar të kësaj godine të rrethuar me policë dhe dyer të mbylluara.
Megjithatë sot e kemi një lajm të mirë, hajdutët nuk janë sot brenda duke firmosur sot tendera, apo duke vjedhur paratë e Tiranën, apo për të bërë pazarin e radhës.
Kur ti zgjidhesh nga paratë e qytetarëve ti je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm që do i përgjigjesh qytetarit, por kur ti zgjedh ti përgjigjesh krimit e parave të dala nga korrupsioni ti vetëm qyetetarëve nuk i përgjigjesh e kjo ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë.
Kartonat e mazhorancës plot 75 prej tyre ngaqë nuk kanë dalë nga vota e ndershme e qytetarëve, por kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend,.
75 kartona të krimit e korrupsionit i thanë dje jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekve e policisë, i thanë jo mbështetjes së fermerit shqiptar, i thanë jo porpozimit të PD për rritjen e fondeve në arsim në të mos kemi më shkolla të raktisura nga fëmijët apo mësuesit, i thanë jo ilaçeve të Onkologjikut.
Dje mazhoranca socialiste i braktisi të sëmurët, shqipatërt duke ju lënë atyre vetëm zotin”, tha Teliti.