Tomor Alizoti në CDU: Gjysma e qeverisë Rama, është në burg

0
117

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti gjatë një vizite Gjermani ka qenë i ftuar në një takim ku është folur për politikën shqiptarë në gjuhën gjermane.

Takimi është zhvilluar në Hamburg në zyrat e CDU-së, ku të pranishëm ishin edhe Knut Fleckentejn, Hans-Joachim Falenski, Erhard Buhler, të tre deputetë gjermanë.
Gjithashtu të pranishëm kanë qenë dhe gazetari Enver Robeli dhe Bledar Milaqi, përfaqësues i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’ në Gjermani.Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, deputeti i PD-së Tomor Alizoti është shprehur se, Edi Rama gjysmën e qeverisë e ka në burg, ndërsa mediat në Shqipëri flasin vetëm për opozitën.

Alizoti është shprehur se, duan apo nuk duan europianët apo amerikanët, Sali Berisha është shumicë në opozitën shqiptare.

‘Rama ka arritur diçka nëpërmjet mediave e lobimit, që të flitet vetëm për Opozitën.

Në demokraci parësore është të flasësh për pushtetin, për qeverinë.

Vetëm në Shqipëri në media e me miqtë tanë evropianë e amerikanë flitet për Opozitën.

Opozita gjatë kësaj kohe ka bërë një betejë të fortë, në radhë të parë për të ekzistuar e për të mos lënë vendin pa opozitë.

Për një kohë të gjatë ju mohua logo. Personalisht në zgjedhjet lokale në qarkun që drejtoj na duhet të kandidonim pa logo, pa asnjë simbol, kur dihej në Shqipëri e jashtë saj që ne ishim shumica. Kur ju miq të nderuar Evropianë e dinit dhe e dini që shumicë ishte Berisha dhe ekipi i tij përse nuk e pranuat, përse nuk ju dha Logo PD-së?

Ku ka opozitë në Evropën lindore me liderin e saj prej gati një vit të burgosur? Me nënkryetarin e grupit të burgosur se pohoi të vërtetat. Më gjeni një opozitë të tillë në Evropën lindore.

Miqtë tanë Evropianë e Amerikanë nuk thanë një fjalë.

Duan apo nuk duan në Shqipëri e jashtë saj, Berisha është shumicë në opozitën shqiptare. Politika nuk ndodh në teori apo me ëndrra e dëshira, por në realitet. Ne jemi realiteti i cili po përballet e do të përballet ditët e zgjedhjeve me kartelet e drogës.

Kemi një kryeministër i cili gjysmën e qeverisë e ka në burg. Kemi një ish-zëvendës kryeministër të arratisur. Kemi inceneratorë që kanë kushtuar gati gjysmë miliard dollarë dhe nuk ekzistojnë apo funksionojnë.

Rama ja ka kaluar edhe magjistarit David Koperfild për të bërë të mundur zhdukjen e gjërave’, ka thënë ndër të tjera, deputeti Tomor Alizoti në takimin e zhvilluar në zyrat e CDU-së në Hamburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here