Australia diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin? Berisha: Duhet të ishte në Hagë, ka kryer krime

0
146

Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin dhe këtë lajm e jep në Tëitter-in e tij presidenti Donald Trump dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm”. Kështu shpreh kreu i Partisë demokratike Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, duke përshëndetur këtë vendim. Sipas Berishës në 40 vitet e fundit, Soros ka kryer krime monstruoze dhe duhet të ishte në Hagë.

“Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët. Tjetër punë se janë goditur të varfrit dhe të pasurit nuk e kanë pasur kaq problem. Se ai duhet të ishte me kohë në Hagë. Sidoqoftë, nisma e një vendi që shkëlqen për demokracinë, siç është Australia, shkëlqen për shtetin ligjor është një nismë që e përshëndesim plotësisht si një nismë shumë të rëndësishme”, u shpreh Berisha.

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të ‘X’ presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, shkruan se Australia mund ta shpallë George Soros një terrorist global. Publikimii tij është në formën e një pyetësori ku të gjithë ndjekësit e tij kanë mundësi të votojnë dhe japin mendimet e tyre në linkun që ndodhet më poshtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here