Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi përmes një postimi në rjetet sociale ka njoftuar protestë para SPAK-ut me 6 dhjetor në orën 12:00.
Postimi i Blushit:
SPAK është koburja kryesore që po përdoret kriminalisht nga Edi Rama kundër opozitës, pluralizmit, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e konkurruese.
SPAK është jo vetëm paterica e Narkoqeverisë, por edhe bunkeri ku mbrohet me imunitet politik korrupsioni skizofrenik dhe inkriminimi i tmerrshëm i “Rilindjes”.
SPAK ka kryer një tradhti kombëtare duke tradhëtuar interesin publik, shkelur ligjin dhe Kushtetutën, për t’u vendosur qorrazi në shërbim të agjendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës dhe mos ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta.
Desorosifikimi i drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.