Berisha: Diktatori komunist përdori urinë si armë për të shtypur shqiptarët

0
138

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ndal te dikatura komuniste e Enver Hoxhës, ndër më të egrat në rajon dhe në botë.

Në takimin me FRPD dhe grupimit ‘Dhjetor ‘90’, Berisha theksoi se ‘Enver Hoxha, në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë, përdori urinë si armë për të shtypur qytetarët shqiptarë’.

“Në këtë kuadër, e kam thënë dhe po e përsëris prap, si një dëshmitar ndër të parët e këtij revolucioni dhe më vonë edhe protagonist i tij, ata studente dhe studentë që bënë hapat e tyre jashtë ndërtesave, dolën në datën 8 Dhjetor 1990, të udhëhequr nga Azem Hajdari, ata ishin heronjtë e vërtetë.

Disa prej tyre i kemi dhe në sallë. Sot këta janë baballarë, prindër, ndonjë mund të jetë dhe gjysh, gjyshe, por ato ditë, atë kohë këta ishin heronjtë  e vërtetë të lirisë së shqiptarëve.

Diktatura staliniste e Enver Hoxhës, dallonte nga çdo diktaturë tjetër në Europë.

Nëqoftëse në diktaturat komuniste të sistemit, qytetarët lëviznin të lirë nga Vladivostoku gjer në Riga apo në Sofje, qytetarët shqiptarë edhe për të arritur afër kufijve të tyre duhej të merrnin leje nga Dega e Punëve të Brendshme, le për të dalë jashtë.

Pra ishte një diktaturë e një izolimi të tmerrshëm.

Dhe ky izolim krijonte, ishte si një shtrat i ngrohtë, si një serë gjigante ku indoktrinoheshin mendjet e njerëzve. Krahas kësaj, Enver Hoxha në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë të Europës, përdori urinë si armë për të shtypur në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, për ti nënshtruar ata.

Këtë uri ai e ushtroi nëpërmjet hiperkolektivizimit.

Cila ishte Shqipëria e asaj kohe, ishte ju them unë ju, por po të lexoni për Korenë e Veriut, sot korenatë e Veriut ishin më mirë se shqiptarët para vitit ’89 në Shqipëri, sepse atyre diktatori i çmendur Kim Jon Un, u ka lejuar të kenë 4-500 metra tokë, në një kohë kur fshatarit shqiptar nuk i lejohej asgjë.

Këto ishin kushtet. Tentativa e parë e madhe që bëri rinia shqiptare, rinia punëtore të jemi realistë, kryesisht punëtore, me përmbysjen e murit të Berlinit në Tiranë, ata e përmbysën, ata hynë në ambasada si luanë.

Por shoqëria e topitur e Tiranës, kryeqytetit, nuk i mbështeti ata. Nuk mbushi rrugë e sheshe për të rrëzuar diktaturën, por qëndroi soditëste, e trembur dhe diktatori me shpejtësi të rrufeshme ringriti murin e Berlinit përsëri.

Pati përpjekje në Kavajë, shumë serioze, në Shkodër, shumë serioze, por problemi ishte se pushteti ndodhej në Tiranë dhe pushteti Tiranën do ta mbronte me të gjitha mjetet.

Megjithë këtë, ata studente dhe studentë të atyre viteve, disa prej të cilëve janë sot këtu, pavarësisht në këto rrethana, dolën në betejë, në qytetin e tyre, takuan diktatorin, u soll i pabesë. Pasi i përcolli nga takimi, vendosi ti dërrmojë, ti rrafë kafshërisht në mënyrë që të mund të mos mendojnë më për kërkesat që i kishin paraqitur.

Por ata ishin heronj, ua them unë ju, se ata mezi pritën të zbardhet dita, për të mbushur sheshin e tyre dhe tani më shumë dhe për tu nisur drejt sheshit të pushtetit, Sheshi Skëndëbej. Ai ishte objektiv i tyre.

U përballën me një egërsi nga forcat e rendit të papërshkruar dhe përsëri, pas 1-2 orësh, ata vetëm një vendim kishim, ti pushtonin, pushtetit sheshin Skënderbej. Pra jo vetëm që nuk u tërhoqën nga e gjithë dhuna e ushtruar ndaj tyre, por përkundrazi çdo minutë e çdo orë ata u bënë më të vendosur”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here