Berisha: Historia përsëritet! Si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë edhe Edi Rama është kundër saj

0
143

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë takimit me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ akuzoi kryeministrin Edi Rama, se njëjtë si Enver Hoxha nuk e do Kosovën.

Berisha tha se, historia përsëritet, si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë, edhe Edi Rama është kundër saj.

“Xhorxh Soros që ta dini ju, miliarderi i të keqes, ka ndërmarrë në OKB nismë, me president si puna e Edi Ramës, narkopresident, që të ndërpritet lufta kundër drogës dhe klaneve të drogës. Droga është krim, të ndërpritet lufta. Por nuk janë vetëm këto në këtë diktaturë.

Diktatori që ra sot në Damask, një nga kriminelët më të mëdhenj të kombit sirian, ishte një kukull e Rusisë, e Putinit.

Narkodiktatori i Tiranës është një kukull, një argat i Vuçiçit që bën një luftë të pamëshirë, një luftë antikombëtare kundër Kosovës.

Histori në një farë mënyre përsëritet.

Enver Hoxha fillimisht ishte kundër Republikës së Kosovës dhe e vërteta ishte kundër krijimit të saj, shpalljes së saj, se sado që në pushtim, por liritë dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, ishin më të respektuara se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Shqipëri.

Ata të paktën shkonin në xhami, në kishë, në teqe, i luteshin Zotit, dhe ju respektohej besimi. Kurse këtu, besimtar ishe armik, gjer në këtë shkallë.

Pra Edi Rama, duke parë Kosovën, një vend demokratike, dhe në të vërtetë, vendi më demokratik i rajonit, jo se po e tregojnë të gjithë treguesit që vlerësojnë demokracinë. E ka tmerr dhe bën gjithçka se si të ndikojë me Vuçiçin në destabilizimin e saj. Bën çdo gjë.

Quan veriun e Kosovës, tokën e askujt, Dnjeprin e Ballkanit, apo Doneskun.

Konferencë ndërkombëtare, merr draftet e asociacionit dhe i dorëzon si i interesuar. Në fakt një tradhtar i vërtetë.

Tani së fundmi, ndaloi dhe himnin e dytë të shqiptarëve; Mora fjalë.

Por a mund të ngrihesh ti kundër një kënge, që i kushtohet një burri që ka vendosur një kreshtë absolute botërore, heroizmi dhe guximi, sakrifice dhe atdhetarie, i shkrirë me 54 anëtarë të familjes në një kohë që mund të largohej, në një kohë që mund të dorëzohej.

Dhe tani ajo këngë nuk duhet të këndohet.

Mora fjalë është një këngë e kompozitorit Naim Gjoshi nga Elbasani, tani ajo shpallet këngë e ndaluar dhe Shkurte Fejza “non grata”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here