Tre rezolutat/ Berisha: Mbështetja, detyrim madhor për ne për të përmbushur misioni tonë!

0
131

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te tre rezolutat ndërkombëtare, CDI, PPE dhe IDU, ku Edi Rama cilësohet narkodiktator, i cili përdor drejtësinë për të sulmuar drejtuesit e opozitës.

Berisha tha se, mbështetja është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë, ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë.

Berisha: Po pse u ndala në këto, përsëri.

Nëqoftëse ju lexoni tre rezolutat e fundit që përfshijnë të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë, pa përjashtim, ato Shqipërinë e damkosin, narkoshtet, narkodiktaturë, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, i rendisin të gjitha tiparet e një diktature, kurse ju këtu, mediat e kontrolluara nga qeveria, nuk dëgjoni kurrë të flasin për diktaturë, nuk flasin për farsën elektorale, por flasin për procese që fiton Edi Rama.

Nuk flasin për procese politike, por flasin për drejtësi të pavarur.

Nuk flasin për dhunim të kushtetutës, nuk flasin për korrupsionin e Edi Ramës, por flasin për korrupsion të opozitës, sikur është ajo që ka administruar dhe administroi gjatë këtyre viteve 57 miliardë euro.

Të dashur miq!

Mund të rreshtojmë shumë gjëra, por gjithçka që u bë për të na mposhtur, dështoi.

Dua të them këtu se një meritë shumë të madhe keni ju të rinjtë, që u rreshtuat ndër të parët në krahun e duhur. Nuk ishte e lehtë ajo.

Nuk ishte e lehtë ajo, ajo ishte shumë e vështirë, sepse të gjithë ne së bashku, jo pabaza, me shumë të drejtë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë Amerikën vendin e lirisë.

Por e vërteta është se grushti i shtetit që iu bë demokracisë shqiptare, ju bë pikërisht nga vendi i madh i lirisë dhe kjo është një realitet i pamohueshëm, është një akt i turpshëm.

Asnjë akt tjetër nuk ka bërë më shumë për lirinë e kombeve të tjera, saç kanë bërë SHBA-të, por duhet thënë se herë pas here kanë kryer dhe grushte shtetit, gjë të cila janë njolla të zeza në historinë e cilitdo që i kryen ato.

Respekti i vullnetit të qytetarëve të vendit është kusht themelore.

Tani kërkonin me çdo kusht kësaj partie, që ishte matur me një diktaturë, që kishte përmbysur një diktaturë, ti caktonin kryetarin.

Kërkonin me çdo kusht që këtë parti ta kthenin në një aleatë të PS-së, partisë së krimit dhe kjo vetëm e vetëm se e majta ekstreme amerikane kërkonte të shuante forcat konservatore, ose ti mposhte ato. Forca të cilat kudo që janë, qëndrojnë për familjen, patriotizmin, dinjitetin njerëzor, për liritë, që kanë një program shumë të thjeshtë. Duhet të zëvendësoheshin.

Këta patën një guxim epik, dëshmuan një guxim në dhjetorin e vitit ’90, edhe ju keni dëshmuar një guxim epik në shtator të vitit 2021 dhe sot ne këtu bashkohemi së bashku më të bindur dhe më të vendosur se kurrë, për ta përcjellë këtë diktaturë.

Për ta përmbysur këtë diktaturë.

Jam i vetëdijshëm se sa i vështirë ka qenë ky proces, por sot jemi absolutisht më afër se kurrë realizimit të qëllimit tonë.

E patë si ja mbathi diktatori gjakatar sirian, s’dihej se ku ishte.

Nuk ka asgjë që mund ti rezistojë mosbindjes civile. Por ne duhet ta vazhdojmë atë.

Në një hark kohor një mujor ne kemi kthyer botën me vete. Kjo është e vërteta dhe është e jashtëzakonshme.

Por ama ne duhet të kuptojmë, të ndërgjegjësohemi se kjo mbështetje është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë; Ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë.

Koha është shumë e ngjeshur, por në raste se ne shfrytëzojmë çdo orë çdo ditë në këtë betejë, ne do të jemi fitimtar siç ishin këta në vitin ’90.

Do të jetë ky revolucioni i dytë demokratik i shqiptarëve, një nga faqet më të ndritura të

përpjekjeve të tyre për liri, interes dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar.

Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here