Muzika në Perëndim ka ndryshuar

0
139

Nga Klodian Tomorri

Kur Edi Rama tentoi të bllokonte rezolutën e Partive Popullore Europiane ndoshta e kishte nuhatur se muzika në Perendim po fillonte të ndryshonte.

Mesazhet e Ramës për lideret e EPP-së shkuan në kosh dhe rezoluta u miratua. Por nuk mbaroi këtu.

Një javë më vonë erdhi një tjetër edhe më e rëndësishme. Këtë herë nga Unioni Demokratik Ndërkombëtar .

Rezoluta e dyte ishte edhe më shkatërruese. Jo vetëm se gjuha kundër qeverisë dhe në mbështetje të opozitës ishte me e fortë, por edhe për faktin se në IDU është dhe Partia Republikane e SHBA-ve.

Muzika në Perëndim ka ndryshuar. Dhe tashmë një gjë është e sigurtë. Sali Berisha është rifutur sërish në lojë ndërkombëtarisht.

Forcat e djathta të Perëndimit, tani nuk e quajnë më Berishën ‘non grata’. Dhe partitë e IDU-së janë mazhoranca dërrmuese e qeverive në Perëndim, përfshire SHBA-në.

Sikur të mos mjaftonte kaq, nga Parisi erdhi një tjetër mesazh i fortë. Teksa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takohej me të gjithë liderët e botës, Edi Rama provoi ndoshta izolimin e tij më të madh që nga koha që është në krye të qeverisë shqiptare.

Të gjithë ata që e njohin Edi Ramën, e dinë shumë mirë se ai do të kishte bërë gjithçka për një foto me Donald Trump ose Elon Musk. Por ky dimër duket i vetmisë së madhe.

Është e qartë tashme se muzika në Perëndim ka ndryshuar. Dhe kjo është e mirë për demokracinë në Shqipëri.

Të paktën në këto zgjedhje, fusha e lojës në rrafshin ndërkombëtar do të jetë më e barabartë. Teksa opozita rrit imazhin e saj ndërkombëtarisht, Edi Ramës i mbeten vetëm kujtimet nga kohët e arta të Blinkenit, Kimes dhe McGonigalëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here