Abilekaj e ka cilësuar hetimin e SPAK dhe BKH-së si një hetim të dështuar i cili është plotësisht i ndikuar nga pushteti që Erion Veliaj ka.
Drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj i ftuar në emisioni ‘Task Force’ foli mbi hetimet e kryera ditën e premte nga SPAK dhe BKH, në shtëpinë e Erion Veliajt dhe bisnesin ‘Harabel’ që është i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.
Gjithashtu Abilekaj është shprehur se, ky hetim i kryer nga SPAK nxjer në pah ndikimin që ka pushteti mbi ta për të ndaluar dhe fshehur hetimet dhe mbuluar provat mbi çështjen ‘Veliaj’.
Enton Abilekaj:
Situata e Veliajt është një situatë që duhet të na shqetësojë në lidhje me atë çfarë ndodh në të vërtetë. Për një institucion si SPAK dhe BKH që duan të hetojnë një njeri që ka shumë pushtet, që pikërisht për shkat të pushtetit nuk e hetojnë dot.
Tentativat e dështuara të SPAK herë pas here për të bërë një hetim mbi Veliajn, për të patur një raport me të si çdo të hetuar, kanë dështuar në sytë tanë. Nuk kanë marrë një masë sigurie, kur bëjne kontrrolle dështojnë, dekospirohet çdo hetim, marjen e provave e kanë shumë të vështirë, sepse ka një super pushtet të cilën ai e drejton akoma ose dikush ja jep për arsye elektorale, pasi jemi para zgjedhjeve.
Kjo është një arsye që duhet të na shqetësojë sepse SPAK nuk po kryen detyrën për shkak të pushtetit. Është pikërisht arsyeja pse politikanët në pushtet në perëndim, nëse ka një hetim ndaj tyre japin dorëheqjen në mënyrë që ti hapin rrugën drejtësisë që të mos ndikohen në prova, as të ndikohen nga pushteti i tyre, mos të intimidohet gjyqtarët.
Në Shqipëri është e kundërta, në momentin që ata janë në hetim fillojnë presionet ndaj prokurorëve, i thonë atyre kolegë, nxjerin të dhënë nga SPAK, nxjerin informacione për të treguar se ata e kontrrollojnë situatën.
Sigurisht që provat fshihen, ndërrohen kompjuterat, heqin telefonat, zhduket gjithçka që mund të lidh ndonjë provë të mundshme dhe hetimi bëhet i pamundur.
Telefoni i Veliajt nuk është sekuestruar, në dijeni tonë ndoshta e kanë sekuestruar. Pra ne deri tani nuk i dimë cfarë po bëhet më hetimët. Dimë vetëm se është një hetim mbi pasurinë e Veliajt. As rrethanat e as asgjë. Dimë që është i hetuar dhe në 3 çështjë të tjera, për inceneratorët, 5D dhe ECO Tirana dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë për këto.
Si po hetohen? Hetimi pasuror po ecën me këto ritme që ka tani, por ajo që kuptojmë është se pushteti i Veliajt po pengon hetimin. SPAK ikën si luan dhe kthehet si lepur sa herë ka të bëjë me Veliajn.