Altin Dumani i jep tender Vilma Nushit, SPAK zvarrit 4 vjet hetimin për ‘Check-Up’

0
162

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në drejtimin e Altin Dumanit i ka dhënë një tender Vilma Nushit, mikeshë e kryeministrit Edi Rama, e cila ka përfituar koncesionin korruptiv të Check-Upit në shëndetësi. Njoftimi për shpalljen e tenderit nga SPAK,u bë një ditë pasi Dumani u shpall kampion antikorrupsioni nga sekretari amerikan i shtetit në largim. Ndërkohë pikërisht për tenderin e Check-upit të cilin opozita e ka paditur në SPAK, Dumani zvarrit prej 4 vitesh hetimet.

SYRI TV

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, i ka dhënë një tender kompanisë ‘Marketing & Distribution’ të Vilma Nushit, biznesmenes që kontrollon koncesionin e dyshimtë me kosto fillestare 140 milionë euro.Njoftimi për fituesin e tenderit është publikuar për Buletinin e Prokurimeve të datës 10 Dhjetor 2024, vetëm një ditë pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u shpall kampion i anti-korrupsionit nga Sekretari Amerikan i Shtetit në largim, Antoni Blinken

Vlera e tenderit nuk është shumë e lartë, megjithatë kjo procedurë jep një sinjal të qartë që Prokuroria e Posaçme ka një qasje tejet miqësore me Vilma Nushin, pavarësisht se kompania koncesionare e kontrolluar prej saj është prej 4 vitesh nën hetim nga SPAK-U.

Kompania ‘Marketing & Distribution’, e kontrolluar në shumicë nga Vilma Nushi, është ortakja maxhoritare e shoqërisë ‘3P Life’, e cila ka nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë kontratën koncesionare për Kontrollin Bazë. Kjo procedurë koncesionare ishte objekt i një Komisioni Hetimor Parlamentar, të zhvilluar së fundmi.

Deputetët socialistë bën gjithçka që biznesmenia Vilma Nushi të mos paraqitej në seancë dëgjimore dhe të mos jepte dëshminë e saj para Komisionit. Në Janar të vitit 2015, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrit të Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqja, nënshkroi kontratën koncesionare me kosto 13.8 miliardë lekë të reja me shoqërinë ‘3P Life’, e cila kontrollohet nga Vilma Nushi.

Kjo kontratë u kundërshtua fuqishëm nga opozita, e cila akuzoi qeverinë se i dha kontratën koncesionare Vilma Nushit, mikeshës së kryeministrit Edi Rama, e cila nuk kishte asnjë përvojë në sistemin shëndetësor.

Kontrata koncesionare parashikonte një afat 10-vjeçar, por qeveria ‘Rama’ ka parashikuar shtyrjen e afatit të saj edhe me dy vjet, të paktën deri në vitin 2027. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime të shumta financiare gjatë zbatimit të saj.

Në vitin 2020, kjo kontratë u kallëzua pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga ai kallëzim, prokuroria e drejtuar nga Altin Dumani ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për ecurinë e hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here