Gjykata e Posaçme i ka kthyer pas Prokurorisë së Posaçme dosjen ‘Buka’ për ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj. Ahmetaj akuzohet nga SPAK për shkelje të detyrës dhe veprime që kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 7 miliardë lekësh.
Por në seancën e sotme e cila pritej të vendosej nëse çështja do kalonte për gjykim, GJKKO ka vendosur që t’i jap dhe 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet. Sipas GJKKO-së, prokurori i çështjes ka kohë deri më 10 mars për të përfunduar hetimet e plota.