Prifti: Nëntë minipandemi COVID-i kishin shpërthyer që në 2017, u krijuan në laborator

Virusi Covid 19 ndau botën në dysh pak vite më parë, në ata që besonin se ishte një pandemi e krijuar në laboratorë, e në ata që mendonin se vinte nga lakuriqët e natës.

Por për të zbuluar më shumë rreth gjithë kësaj mjegullnaje kardiokirurgu Edvin Prifti, i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tregoi të vërtetën e tij rreth kësaj pandemie.Prifti tha se dy vite më parë, para se të shpërthente në masë Covid, kishin ndodhur 9 minipandemi në Karolinën e Veriut në SHBA, e të gjitha këto të prodhuara në laboratore

Pjesë nga biseda:

Prifti: Ky projekt ishte ideuar nga dy personazhe, i pari quhet Doktor Ralf Barik, i cili punonte në “North Caroline University”, pasi nuk besoj se punon më, që ishte marrë me modifikimet gjenetike të koronaviruese. Deri në vitin 2017-të kishte patur 9 minipandemi në Karolinën e Veriut të këtyre miniviruseve të modifikuara për të cilët ishin izoluar në mënyrë shumë të shpejtë. Dhe virusi që ai kishte prodhuar nuk ishte aq vdekjeprurës për njeriun. Personi tjetër tjetër ishte një profesoresëshë Shee Jang Lee Drejtoresëshe e Institutit të Virologjisë në Pekin, sigurisht ky prokjekt nuk ishte gjë tjetër veçse të prodhonte Covid 2019-të. Ideja e tyre ishte në bazë të parimeve të Antonio Faucit i  cili kishte aplikuar disa projektte që të bënte disa mikroorganizme që janë të padëmshme, t’i bësh të dëmshme për mikroorganizmin e njeriut, t’i bësh vdekjeprurëse. /Vizionplus.tv/

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *