Drejtuesi politik i Tiranës për PD, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dokumente të reja për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj do publikohen sot
Këlliçi shtoi se do ketë një përshkallëzim të aksionit ligjor ndaj Veliajt.
Këlliçi: Nëse ka një politikan që njihet për fallsitetin e tij dhe për faktin që është një qënie e gënjeshtërt, krejt pa shtyllë kurrizore.
Një njeri që e nisi duke i quajtur prokurorët e SPAK kolegë sot i quan trokitës dhe e mirëpret sipas tij hetimin e kolegëve.
Nuk është e largët dita kur do të shihni një shpërthim emocional dhe mllefi të Veliajt në momentin që do të ekzekutohet edhe masa ndaj tij.
Do të ketë një përshkallëzim të aksionit ligjor ndaj tij sepse nuk përfund me kaq.
Mos harroni se Veliaj është sot i kallëzuar për inceneratorin e Tiranës, është një aferë që ka marrë 132 milionë euro dhe nuk ka incinerator.
Shoqëruar këtu me ‘’5D’’ që padiskutim shtabi i tij elektoral në fushatën e vitit të kaluar aty ku ka ndodhur përveç krimit financiar.
Sepse ‘’5D’’ nuk është vetëm një krim financiar ka ndodhur edhe një krim elektoral.
Dhe kjo është një nga pikat që i kam kërkuar prokurorisë së posacme dy javë më parë kur jamë paraqitur për dosjen ‘’5D’’ që do duhet të hetohet edhe krimi elektoral.
Ato para që janë vjedhur kanë shkuar në fushatë, janë blerë votat.
Dihet që ‘’5D’’ ka udhëhequr fushatën e blerjes së votave në Tiranë.
Veliaj është i kallëzuar për ‘’Eco Tirana’’, Veliaj është sot në hetim pasuror.
Erion Veliaj tani është shumë vonë.
Unë uroj që këtë agoni të zgjasë sa më shumë të mos japë dorëheqjen.
Sot për herë të parë është bojkotuar për herë të parë nga ambasadorët në eventin që ka patur në bashkinë Tiranë.
Ditën e premte në orën 11:00 jemi sërish para bashkisë Tiranë për të protestuar për dokumente të reja që dalin pak minuta pasi të mbarojmë këtë emision sot.