Investigimi në ndihmë të kolegëve të Veliajt/ Harabel’ dhe ‘BYL-A’, pastrim parash e korrupsion brenda familjes Veliaj

0
78

Kolegët e Erionit, u kujdesën të bënin shown e radhës, pas presionit të madh public, që në fund u përmbyll me një deklaratë, se po e hetojmë. Sot emisioni Plug, do të ndihmojë me informacioni inkriminues kolegët e Erionit, që ntga koha e Mjaft. Kurse publikun do e informojmë se si është kapur Drejtësia e Re, nga çifti Veliaj-Xoxa, e përse kryebashkuaku vazhdon të qëndroj në krye të aferave.

Në 6 maj të këtij viti, Gazetari holandez Vincent Van Gerven, ka publikuar një artikull investigativ, që tregon implikimin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa në skema të tilla

Në shkrimin me titull: “Si pastrohen paratë përmes artit dhe konçensioneve të menaxhimit të mbetjeve”, publikuar në “The Albanian Mechanism”, gazetari Holandez zbërthen fijet e financimit të Ajola Xoxës nga kompania inceneratorit të Sharrës.Ja si e përshkruan gazetari holandez platformën e Ajola Xoxës

Harabel” është një fondacion jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor” i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila ndodh të jetë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj. Menjëherë pas themelimit të saj, Harabel filloi një sërë projektesh të profilit të lartë të artit publik, duke shfaqur artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Xhafa. Me skenën e artit bashkëkohor në Tiranë që po lufton si në aspektin e financimit ashtu edhe në hapësirë, dhe duke pasur parasysh që as Zeneli, asokohe një emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosur fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabel ishte e jashtëzakonshme.

Në websajtin aktual të “Harabel”, Xoxa e liston veten si “bashkëthemeluese” dhe “drejtoreshë kreative”. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku “Harabel” ka organizuar ekspozita.

Adresa zyrtare e “Harabelit” në Sky Tower, në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, është në të njëjtën ndërtesë me kompaninë The Partners po të Ajola Xoxës.

Ish-drejtoresha e programit të Harabelit dhe koordinatorja aktuale ligjore, Xhoi Skënderasi, gjithashtu mban një vend në bordin e Kompanisë botuese të Xoxës, “Botimet Enciklopedike”dhe është e punësuar në kompaninë Partners Laë që nga themelimi i saj .

Me fjalë të tjera, “Harabel” është shumë i lidhur me interesat e biznesit të Xoxës.

Gazetari e mbyll artikullin e tij duke ngritur pyetje retorike, në lidhje me interesin që kishte Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për të financuar artin kontemporan të Ajola Xoxës. Ai i jep përgjigje kësaj pyetje duke u shprehur se finacimi ka motive të fshehta.

Pra, nuk do të ishte e paarsyeshme të mendohej se edhe sponsorizimi i tyre për eventet artistike të Harabelit ka motive të fshehta, vetëm një ndër episode në një shkëmbim të ndërsjelltë favoresh mes bashkisë së Veliajt dhe biznesmenëve. Ndaj, ndoshta, pasi kemi paraqitur një rrëfim faktik, mund të përfundojmë me një spekulim të shkurtër: Siç dëshmohet nga dosja e Ahmetaj, Integrated Energy BV SPV iu dha koncesioni i Sharrës falë nismës dhe mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, bashkia e të cilit është gjithashtu përgjegjëse për pagesat për Integrated Energy BV SPV për një periudhë 30 vjeçare. Në këmbim, kompania bëri gjestin e vogël të mbështetjes së karrierës së sapolindur kuratoriale të gruas së kryebashkiakut duke sponsorizuar një park skulpture në landfillin që menaxhon.

Gjithashtu, gazetari e cilëson këtë veprim të artitistit Sislej Xhafa si artshpëlarje të një koncensioni të menaxhuar  në tokë të larë me gjak dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës.

Për këtë investigim, gazetari Holandez ka kërkuar deklaratë nga emrat e përmendur në artikull, por sipas tij askush nuk ka denjuar të përgjigjet. Megjithatë, disa kohë më herët në 3 korrik të vitit 2021, profili në rrjetin social istagram i “Harabelit”, reagonte duke pretenduar se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie financiare mes kësaj shoqate dhe kompanisë së  inceneratorit të Tiranës. Më pas gazetari holandez kërcënohet, nga bashkpunëtorët e Ajola Xoxës.

Referuar deklaratave të pasurisë së Ajola Xoxës, rezulton se gjatë vitit 2023, vetëm nga qendra “Harabel”, ka arkëtuar një shumë prej  22.481 eurosh. Viti 2023, është momenti i vetëm që Ajola Xoxa deklaron të ardhura nga qendra “Harabel”, ndonëse kjo e fundit ekziston prej vitit 2018, madje një nga ekspozitat e artit kontemporan, në këtë qendër, është bërë dhe nga djali i Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.

Në vitin 2023, Ajol Xoxa, ndër të ardhurat e shumta financiare nga bizneset, konsulenca, qiratë, deklaron edhe një shumë prej 22 mijë eurosh të ardhura neto nga veprimtaria e pavarur profesionale. Konkretisht, këtë shumë, Ajola Xoxës ia ka paguar shoqata “Balkan Youth Link-Albania”, e cila ka akronimin shkurt “BYL-A”. Kjo pagesë do të hapte një pistë të re investigimi për PLUG.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here