Probleme teknike” në mbarë botën për Facebook, Instagram dhe WhatsApp

0
71

Një “problem teknik” ka bërë që njerëz në mbarë botën të mos kenë mundësi të publikojnë në rrjetet e tyre sociale Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp.

Në një deklaratë në platformën e rrjeteve sociale “X”, kompania e teknologjisë “META” shkroi:“Ne jemi të vetëdijshëm se një problem teknike po ndikon në aftësinë e disa përdoruesve për të hyrë në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”thuhet në deklaratë.

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram thanë se kanë probleme me hyrjen në aplikacion dhe uebsajtin e tij, ndërsa përdoruesit e Messenger thanë se kishin probleme me hyrjen në shërbim dhe dërgimin e mesazheve.

Sipas Downdetector, i cili lejon njerëzit të raportojnë probleme me aplikacionet dhe faqet e internetit të njohura, tregon një rritje të madhe në ankesave të problemeve me aplikacionet e Meta.

Në fillim të këtij viti, një problem teknik çoi në një ndërprerje që preku qindra mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në mbarë botën. Platformat u përballën me një ndërprerje tjetër në tetor, megjithëse shërbimet u rikthyen kryesisht brenda 1 ore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here