Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhika hedhur akuza mbi ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu, se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që ka bërë për Portin e Durrësit.
Bardhi e quajti Vengun si një zar, ndërsa i tha atij se është i pavotuar, por i emëruar nga bandat.
“Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit. Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë“, tha Bardhi.