Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me gazetarët tha se Dumani refuzon të na japë dosjen e inceneratorit të Tiranës edhe pse jemi ne kallëzuesit. “Si mundet ai të mos na japë ne, dosjen, që jemi kallëzuesit. Mund pasi merr 200 mijë euro apo 300 mirë euro ryshfet. Ndryshe nuk bëhet kurrë kjo. Këto janë vetëm pagesa, është transaksion, histori transaksioni”, tha Berisha.
Berisha: Mendoj se ky fakt flagrant, është i mjaftueshëm që Velica të ishte atje ku e ka vendin. Ndrikull, se mafia gjithmonë ka dhe ndrikullat, nuk janë vetëm kumbarët. Diktaturat mafioze bazohen në kumbarë dhe ndrikulla. Kumbarët janë të parët dhe ndrikullat më pas. Por ja ku është ndrikulla.Merr paratë e shtetit, të bashkisë nëpërmjet ‘Bylit’, apo si quhet ajo shoqata. 22 mijë i ka marrë me firmë të vet, por edhe ato 22 mijë të tjerat janë të saj.Pra, të dashur qytetarë, për të krahasuar këtë rast me rastin Dogjani. Asllan Dogjani në vitin 2006, 18 vite më parë, bie dakord me një ndërtues për të blerë një apartament në pallatin që po ndërtonte. Këtij ndërtuesit në Tiranë, me origjinë nga Lushnja, këtij i lindin kontradiktat me banorët. Asllani avokat dhe pasi kishte paguar disa këste të parave të apartamentit, ndërtuesi i thotë, mos më paguaj më, por më bëj shërbime avokatie. Dhe këta të njëjtën kontratë, bëjnë ndryshimin në dhjetor 2006. Kjo është e vërteta. Ndërtohet pallati dhe ky ndërtuesi në maj të vitit 2010, firmos dokumentin në të cilin thotë; Asllan Dogjani mori këtë apartament për shërbimet që më bëri si konsulent avokatie. Marrëveshja e vitit 2006, numër 7030, në mos gaboj qershor, parashikonte se Dogjani do ti bënte këtij shërbime avokatie edhe për një pallat tjetër, të cilin ai nuk e ndërtoi dot. Tani pas 20 vitesh kthehet të ndërtojë te pallatit tjetër ky i pangopuri dhe kundërshtojnë banorët. Do u prishte kopshtin, do u merrte të gjitha mjediset. Me një falsifikim, duke dërguar para në Spak, lëshon vërtetime me firmën e tij dhe menaxher, pa firmën e Asllanit, se Asllani e ka paguar, ka fshehur pasuri se e ka paguar apartamentin e parë jo me shërbime, por me para, për të treguar se Asllani avokat në atë kohë, nuk kishte asnjë lidhje me parlamentin, ka fshehur pasuri.
Për këtë arsye, Asllanit i bëjnë me shpejtësi dosjen, i bëjnë akuzë penale dhe e çojnë në gjykatë. Pra pa firmën e tij. Asllani nuk ka asnjë firmë në faturat që ka firmosur Ilirjani apo Ilir dhe ka vetëm firmën e vet. Kështu që çdo njeri në Shqipëri dhe botë mund ta bësh të pandehur, mjafton të firmoshës që i kam dhënë kaq para.
Kurse në këtë rast, bashkia i ka dhënë shoqatës 50 mijë euro, janë transaksionet dhe çdo gjë tjetër. Shoqata i ka dhënë Velicës 22 mijë euro nga ky fond dhe nuk ka asnjë padi për ta. Ky është Spaku me të cilin po luftoj i shndërruar në instrument të narkodiktaturës në Shqipëri.
Hapi ynë i radhës përveç qëndrimit politik, ne gjithnjë kemi shpresës në Strasburg si çështje, prandaj do i ndjekim, por këta vonojnë shumë. Sidoqoftë do të bëjmë gjyq publik. Do ta marrim dosjen dhe do ti njohim shqiptarët, do u tregojmë fytyrën e vërtetë të këtyre kriminelëve në SPAK, të cilët ndajnë para me vjedhësit dhe me kriminelët.
Si mundet ai të mos na japë ne, dosjen, që jemi kallëzuesit. Mund pasi merr 200 mijë euro apo 300 mirë euro ryshfet. Ndryshe nuk bëhet kurrë kjo. Këto janë vetëm pagesa, është transaksion, histori transaksioni.
Si mundet të hapesh ti padi penale dhe të thuash se, ka dyshime të mjaftueshme, se njëri ka firmosur se i ka dhënë tjetrit para, dhe tjetri nuk ka asnjë firmë, si mundet. Mundet se ky tjetri që thotë, hap padi, tani që do të prishë dhe kopështin, ky të ka prurë çantën me para.
Ju duhet të dini edhe një gjë, që ryshfeti në proporcion është 4-5 fishuar me drejtësinë e re. Është ryshfeti, është korrupsioni diktues madhor i veprimtarisë së tyre.