Jeton si e pastrehë në New York, publikohet një tjetër video e Parashqevi Simakut: Kam harruar gjuhën shqipe, nuk komunikoj prej vitesh

0
88

Publikohet një tjetër video e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Dy ditë më parë ikona e muzikës shqiptare tronditi opinionin publik kur një televizion amerikan publikoi pamjet e saj si e pastrehë dhe teksa trajtohej me ndihma nga vullnetarët.Sot, në pamjet e bëra publike në rrjetet sociale, Parashqevia duket teksa bisedon me 2 gra të tjera, edhe ato shqiptare. Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht.

E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…”, shprehet ajo.

Nuk mungojnë as bisedat e saj për historinë dhe traditën shqiptare. “Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake… Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen”, thotë këngëtarja.

Parashqevi Simaku dëgjohet teksa u pohon dy shqiptareve se nuk përdor telefon, por ka një llogari në rrjetin social Facebook ku ato mund t’i shkruajnë dhe ajo do t’u përgjigjet në një moment.

”Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty”, thotë ajo.

Dy mikeshat e këshillojnë Parashqevi Simakun që të mos dorëzohet me shpresën se diçka me jetën e saj do të ndryshojë

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here