Përgjimet e Italianëve/ Mafia pastron paratë në kullat e Tiranës, përfaqësues të “Ndragheta”-s takime me Veliajn…

0
97

Në përgjimet e drejtësisë italiane, anëtarë të organizatës mafioze NDRAGHETA, flasin për lidhje të forta me kryeministrin Rama, me njerëz pranë tij si dhe për një takim të zhvilluar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Fokus I këtyre lidhjeve e takimeve, janë pikërisht pastrimi i parave nëpërmjet tenderave dhe lejeve të ndërtimit.

Në përgjimet e dosjes Baso Profilo, drejtësia italiane ka konfirmuar se si paratë e klanit mafioz Italian Ndrageta investohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe në koncesione, me ndërmjetësimin e njerëzve të lidhur me kryebashkiakun Erion veliaj Veliaj dhe Kryministrin Rama. anëtarët e organizatës mafioze italiane në përgjimet e Prokurorisë italiane flasin për takime me kryetarin e Bashksë Erion Veliaj, ndërhyrjet me njerëzit pranë kryeministrit Edi Rama apo për ryshfete 20 % për marrjen e lejeve të ndërtimit apo koncesioneve.Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto, që në 2017 kanë kërkuar të investojnë në vendin tonë.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

Në bisedë ata përmendin një shtetas shqiptar që quhet Nik, i cili ka marrë licenca për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në kryeqytet,.

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Por bisedat, provat i kanë në Shqipëri, pasi shumë prej personazheve që përfliten në këto përgjime kanë marrë leje ndërtimi apo koncesione në vendin tonë, çka fakton se çdo plan i dal nga përgjimet ka gjetur zbatim në pastrimin e parave fal këtyre lidhjeve të forta.Edhe pse autoritetet italiane dosjen e kanë sjellë pranë SPAK, deri më tani asnjë prej këtyre episodeve nuk është hetuar. / Marre nga SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here