U aksidentua me makinë dhe përfundoi në një luginë, ndërron jetë themeluesi i kompanisë së njohur të modës

0
86

Isak Andic, themeluesi miliarder i komanisë së njohur të rrobave, Mango, ka humbur jetën në një aksident rrugor

Mediat spanjolle raportuan se 71-vjeçari humbi jetën pas një rënieje në një luginë ndërsa po ecte në një vargmal jashtë Barcelonës. Sipas gazetës El Pais, djali i tij ishte i pranishëm në vendin e aksidentit.

Andic, i cili kishte origjinë turke, e themeloi Mango-n në Barcelonë në vitin 1984, dhe sot ky zinxhir operon në 120 vende. Pasuria neto e Andic është vlerësuar nga Forbes në 4.5 miliardë dollarë.

Toni Ruiz, CEO i Mango, shprehu ngushëllimet e tij, duke theksuar se largimi i Andic ka lënë një boshllëk të madh.Të gjithë ne jemi, në një farë mënyre, trashëgimia e tij dhe dëshmia e arritjeve të tij. Varet nga ne që të sigurojmë që Mango të vazhdojë të jetë projekti që Isak dëshironte dhe për të cilin ai do të ndihej krenar”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here