INSTAT/ Rreth ¼ e shqiptarëve në rrezik varfërie

0
73

Rreth ¼ e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë. Nga një popullsi 2.4 milionë të përllogaritur sipas censit 2023, 545.400 individë rezultuan me të ardhura mujore me më pak se 270 mijë lekë në muaj. Duke u renditur në kufirin e të qenit të varfër.

Të dhënat e INSTAT për të ardhurat dhe nivelit të jetesës në Shqipëri tregojnë se përqindja e rrezikut është 19.7%. Ndonëse me rënie ende larg mesatares së Bashkimit Europian.

Rreth ¼ e shqiptarëve në rrezik varfërie, treguesi edhe

Ndalur sipas gjinisë, janë femrat ato të cilat janë më të rrezikuara për të qenë të varfra. 20.2% e tyre jetojnë me më pak se 270 mijë lekë në muaj. Ndërsa ky nivel tek meshkujt arrin në 19.3%.

Rreth ¼ e shqiptarëve në rrezik varfërie, treguesi edhe

Ndërsa një familje me 2 të rritur dhe 2 fëmijë në varësi konsiderohet në nivelin e varfërisë nëse ka të ardhura mujore 568.186 lekë në muaj.

Por nga ana tjetër janë pensionet ato të cilat nuk lejojnë këtë tregues të rritet. Sipas INSTAT ky tregues i rrezikut të varfërisë do të ishte më i lartë nëse nuk do të përfshiheshin dhe pensionet e pleqërisë apo familjare. Në vitin 2023, 36,4 % e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale.

Rreth ¼ e shqiptarëve në rrezik varfërie, treguesi edhe

Kjo kategori e popullsisë është e privuar materialisht në shumë drejtime . Shumë prej tyre nuk sigurojnë një vakt me pulë mish apo peshk 1 herë në 2 ditë, shtëpia e ngrohtë, pagesa e kredisë, apo dhe shpenzimi i disa parave për veten etj. Janë 34.8% e familjeve të cilat nuk përballojnë dot të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social. (A2 Televizion)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here