Këlliçi takime me degën 11 të PD-së për protestën: Lapraka dhe këtë herë në ballë të aksionit!

Drejtuesi politik i Tiranës për PD-në, Belind Këlliçi ka zhvilluar pasditen e sotme një takime me kryesinë e Degës 11 Tiranë, duke diskutuar detajet e fundit për organizimin e protestës së datës 23 dhjetor.

Ai shkruan se Lapraka dhe këtë herë do të jetë në ballë të aksionit dhe qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.Këlliçi: Me kryesinë e Degës 11 Tiranë, duke diskutuar detajet e fundit për organizimin e protestës së datës 23 dhjetor. Lapraka dhe këtë herë do të jetë në ballë të aksionit. Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.

Këtë javë do të jemi kudo, në çdo cep të vendit, për të sensibilizuar dhe mobilizuar çdo shqiptar, që të bashkohet me ne. Koha nuk pret më! O sot, o kurrë!

Share it :