Veliaj ka rritur çmimin e ujit me 40%

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët hodhi akuza ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj që ka rritur me 40% çmimin e ujit.

Berisha: Nuk janë këto të vetme

Kam kërkuar nga ekspertët dhe do përgatisin pagesën, çmimin proporcional të energjisë dhe ujit që këta do paguajnë.

Mos harroni një gjë ju, Edi Rama në vitin 2014 rriti çmimin e energjisë me 20 përqind, e çoi nga 70 në 95 kilovatin për të gjithë.

Dhe vetëm në Tiranë, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit me 40 përqind, pa pyetur ku i marrin këta, nga se paguajnë këta.

Edhe kjo do marrë fund, por kjo është paketa e tretë, të cilën unë do e paraqes sapo specialistët të kenë bërë të gjitha përllogaritjet ndaj kësaj shtrese.

Ne konsiderojmë varfërinë armikun absolut numër 1 të shqiptarëve dhe ne do përballemi me të në mënyrën më të vendosur.

Share it :