Agron Duka: ‘Non grata’ në Durrës me masë sigurie bën fushatë për mazhorancën

0
124

Agron Duka, kreu i PAA, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku ndër të tjera foli për qëndrimin e SHBA-ve për personat e shpallur non grata në Shqipëri.Duka u shpreh i pakënaqur me SHBA-në, duke thënë se sheh njëanshmëri, teksa ngriti akuza kur tha se non grata në Durrës vijon të bëjë fushatë për mazhorancën edhe pse është me masë arrest shtëpie.

Amerikanët nuk kanë qenë gjithmonë konstant në qëndrime, madje edhe me figura botërore, një herë i kanë bërë non grata, një herë i kanë afruar. Amerikanët u treguan të prerë me kodin zgjedhor, kur u bë një marrëveshje PS-PD, i morën dhe i mbyllën atje në ambasadë.

Megjithatë, qëndrueshmëria e tyre nuk pati efekt. U ndryshua kodi në mënyrë të njëanshme si asnjëherë tjetër. Kodi u ndryshua dhe në vitin 2008, por u ndryshua me dakordësi të Berishës dhe të Ramës, këtë radhë vetëm me dakordësinë e mazhorancës.

Shoh njëanshmëri, por nuk po them që këtë e ka i gjithë Departamenti Amerikan i Shtetit, ndoshta edhe individë të veçantë sepse “non grata”-n ne e kemi në Durrës. Ai u fut në burg, është në arrest shtëpie e sërish është duke bërë fushatë, për këtë ju garantoj unë. Vazhdon të bëjë fushatë për mazhorancën”, tha Duka në Debat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here