Alizoti: Ka një ndryshim radikal të europianëve ndaj Ramës, ja pse na konsiderojnë narkoshtet!

0
96

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, thotë se politika botërore me ndryshimet e reja dhe me daljen nga izolimi të kreut të saj Sali Berisha, ka një tjetër qasje ndaj Shqipërisë. Duke sjellë në vëmendja takimet me deputetët gjermanë të CDU-së, Alizoti tha se ata tashmë janë bërë shumë radikalë në qëndrimet e tyre ndaj kryeministrit Rama, për shkak jo vetëm se kanë kuptuar politikën e mbrapshtë që ai ka ndjekur, por edhe se e ka shndërruar  vendin në një narkoshtet, koston e të cilit po e vuajnë vendet perëndimore.

Në analizën e tij Alizoti, është i mendimit se vendi tashmë është në dorë të karteleve të drogës, dhe një mandat tjetër i Ramës, nuk do bënte gjë tjetër vetëm se do e blindonte më shumë këtë realitet.

Këto deklarata Alizoti i bëri në studion e “A show” të moderatorit Adi Krasta në Syri TV.

Alizoti: Një pjesë e madhe e medieve e kanë si detyrë primare marrjen me opozitën, pra ç’bërja e gjësë së rëndësishme. Media në demokraci, dhe në çdo kohë ka një detyrë që është ndërtimi i perceptimit, ndërtimi e mendësisë popullore. Pra për t’i marrë mendtë shoqërisë që ata të mos reagojnë, dhe të besojnë atë lloj mendjeje që don pushteti, elita apo financuesit e asaj elite. Në takimet në Gjermani që kam pasur kohët e fundit, qëndrimi ndaj Ramës ishte më i ndryshëm se herë të tjera, shumë më radikal. Dhe qëndrimi ndaj nesh, aq më shumë qëndrimi ndaj Berishës, qe hera e parë që thanë deputetë të CDU-së “Sa mirë që u lirua kryetari i partisë suaj, që ne të punojmë me partinë tonë simotër”. Dhe radikalizmi ndaj Ramës vjen nga raportet e shërbimit sekret gjerman për masivitetin e drogës që shkon në portin e Hamburgut. Ose ata që strehohen në Shqipëri, por që nga Amerika Latine e çojnë në Rotterdam Hollandë, në Belgjikë e më pas në Hamburg, që është një nga portet më të mëdha të Europës.

Krasta: Deri në momentin kur ata nuk do të kishin një dramë të shtetit të tyre e kanë të vështirë që ta lexonin perceptimin që e kanë disa analistë në raport me këtë ngjarje. Mund të bëjmë një krahasim me publikun në Shqipëri. Duket se publiku në Shqipëri, i cili është bindur për varfirnë, shpopullimin, tashmë janë bindur dhe për afera si inceneratorët më në fund, duket sikur do të duhet të ketë një dramë të madhe, si fjala vjen të tipit atentate në rrugë, kapje, bandat jo se nuk janë, por me qëllim që ta kuptojnë. Pra duhet një sistem trefazori?

Alizoti: Bandat jo se nuk janë, se mos ikim nga tema në temë. Çfarë është një shtet Narko? Gjithmonë Shqipëria, por shumë vende të tjera të botës kanë probleme, dhe në Hamburg ka banda të rrezikshme, dhe në Shqipëri ka apsur banda gjithmonë në 97 e më pas, por policia sadoe dobët ishte në konflikt me to. Kur  fillon konflikti, kur krimi, që unë si quaj banda por kartele, e kanë ata në dorë shtetin, e kanë ata në dorë procesin. Kjo ndodh në meksikë, policia një pjesë e madhe, jo policia federale,  por policia në pjesën më të madhe të saj, caktohet nga narkot, dhe ata  vendosin për sigurinë. Se çfarë ëhstë shteti, ai është i vetmi autoritet që ka të drejtë të përdorë dhunën për të vendosur drejtësinë. Tani kartelet hyjnë dhe ja marrin dhunën, shtetit, e sfidojnë shtetit, e  shbëjnë shtetin, dhe nuk quhet më shteti kundër narkove por i gjithe shteti narko shtet. Pse janë të rëndësishëm kartelet, sepse ju e dini që kartelet vendosin zgjedhjet në Shqipëri, në Shkodër, Elbasan, Durrës e kudo. Tani nuk e drejton më PS Shqipërinë…

Krasta: Për ta kuptuar në mënyrë reale! Ne i kemi lexuar publikimet e përgjimeve dhe ngjarjet kur kanë ndodhur, pasi kanë ndodhur, këto grupimet që ti i quan kartele…

Alizoti: Për mua është defekt i rëndë i gazetarit, ose i gazetarëve që i quajnë banda. Nuk janë banda janë kartele, dhe ky është dimensioni tjetër që Shqipëria po hyn pa kuptuar  në një dimension tjetër. Meksika sot është vend dhe më i rrezikshëm se Siria që është në luftë, pse? Sepse droga është bërë pjesë e ekonomisë, dhe në Shqipëri dorga po kthehet në faktorin kryesor të ekonomisë, rënia e euros etj etj, dhe kjo është vështirë të shkëputet. E dyta, kartelet kanë marrë financat dhe gjëja më e rëndësishme është se ku shitet kokaina? Meksika është në kufi me amerikën që është vendi më i pasur i botës dhe Shqipëria është në kufi me BE-në, që është tregu më i madh ndoshta dhe se vetë amerika. Kush e bëri, vendet e vogla të destabilizuara. Dhe nëse shqipëria do ndërtojë një rrugë të sajën, që unë mendoj se nuk është konsoliduar, dhe nëse Rama fiton këtë mandat ajo blindohet, më vonë do jetë e pamundur shbërja e saj. Sepse në këtë rrugë të kokainës do kalojnë miliarda e miliarda dollarë apo euro bashkë…

Krasta: Në përgjithësi njerzit e zakohsëm kudo në botë kanë nevojë për një kohë për të bërë atë analizën e caktuar. Në SHBA ka ndodhur një fenomen, gati gati të pashpjegueshëm dhe për ata vetë. Sa më shumë grupimet globaliste, lektiste e dejonizuan një njeri dhe ia dolën sepse donin ta fusnin në burg, i hapën procese e shanë e kërdisën. Në SHBA sa më shumë ndodhte kjo gjë aq më shumë krijohej ndjesia e kundërt dhe e tha vetë Trump në Mar a Lago, herën e kaluar ishin të gjithë kundër meje dhe tani duan të gjithë të bëhen miqtë e mij. Kam një përshtypje që ky procesi i çdemonizmit të një individi, në rastin konkret mund të jetë zoti Berisha, ka filluar të ndodhë dhe në Shqipëri, dmth është kuptuar që kanë dashur të heqin politikisht qafe, kanë ndërhyrë grupimet të huaja, ambasada është e dallueshme kjo. Dmth, kur e kanë pranuar të kthehet një herë pse nuk qenka normale të kthehet dy. Dhe një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme. Dy partitë kryesore në një vend, në rast se del njëra parti hyn tjetra. Në rast se do dejonizoheshin të dyja në SHBA nuk do kishte kurrë zgjedhje, sepse pas tetë vjetësh vjen një parti e re. Në këtë sens çfarë mendon se po ndodh!

Alizoti: Do kaloj tek pika e parë për të dalë këtu. Nëse ne heqim kartelin e Durrësit fjalavjen bie qeveria. Bandat e drogës në Poloni p.sh. nuk vendosin se kush vjen në pushtet. Ata bëjnë jetën e tyre, jetën e banditëve. Në Shqipëri, kartelet vendosin pushtetin. Ju e keni parë kam sfiduar ministrin e Brendshëm në parlament të thotë emra. Por ai s’i thotë, sepse ai bashkëpunon me ta. Të gjithë ata e dinë se do dalin nëpër qarqe, do përballen me këtë. Do përballen me paratë dhe frikën e njerëzve. Dhe figurat e tyre nuk janë emrat e disa individëve që drejtojnë disa kartele por përfaqësuesi i tyre është Rama. Është ai vetëm ai, atij nuk i duhet as PS, nuk ka më mendim në PS. Aty ka njerëz anonim që vijnë nga bota e krimit. Logoja e tyre është ky, shikoni ndërtimin. Ky është bërë i rrezikshëm për Europën dhe amerikanët me ndryshimin e balancave… Se këta që mbrojnë Ramën do të thonë, si do merret Amerika me një vend të vogël si Shqipëria. Por ky vend i madh u mor me PD pse nuk duhet të merret tani me Ramën. Ka një gjë ata nuk do merren me ne, por ne jemi një brez që e dimë se po mos binte BS, nuk binte komunizmi në Shqipëri. Po mos binte Muri i Berlinit nuk binte komunizmi, po mos vritej Çaushesku nuk do kishte frikë Ramiz Alia. Pra edhe në jemi pjesë e frymës botërore. Në rast se amerikanët e heqin konceptin “non grata” që i ka krijuar goxha kosto atyre, bie dhe “non grata” në Shqipëri te PD. Ky është dhe ndryshimi i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here