‘Buxheti më korruptiv”, Blushi: Veliaj parashikon që vitin e ardhshëm të kryejë vjedhjen më të madhe në historinë e Tiranës

0
73

Këshilltari bashkiak i PL-së në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se buxheti i vitit 2025 është buxheti më korruptiv i cili vijon trendin e hajdutërive dhe vjedhjeve të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Blushi: 16 amendamente janë propozuar nga PL, pra jo nga të gjithë përfaqësuesit e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës.

Kemi propozuar 16 amendamente sepse nga analiza faktike që i është bërë buxhetit apo projektbuxhetit të bashkisë Tiranë për vitin e ardhsëm kemi konstatuar se 77% e këtij buxheti shkon për ato shërbime të cilat nuk kanë asnjë vëmendje apo ku fokusi nuk është tek qytetarët por është tek mbulimi i shpenzimeve të bashkisë bashkiake, për mbulimin e shpenzimeve operative, pra dietat apo shpenzimet e luksit përfshirë këtu edhe shpenzimet për dekorin e Tiranës.Dhe sigurisht pagesa për aferën më të rëndë të kësaj bashkie me në krye Erion Veliajn që është pagesa për inceneratorin e Tiranës.

Ky është një buxhet antisocial. Sepse vëmendja ndaj familjeve në nevojë, ndaj të papunëve, grave e vajzave, pensionistëve është pothuajse zero.

Prandaj ne e kemi cilësuar këtë buxhet si buxheti më antisocial si buxheti më korruptiv dhe si buxheti i cili vijon trendin e hajdutërive dhe vjedhjeve të përbindshme të kryetarit të bashkisë së Tiranës i cili vitin e ardhshëm është një buxhet thellësisht kriminal.

Erion Veliaj është i amnistuari i madh i SPAK sepse duhej të ishte kjo strukturë që duhej ta kishte arrestuar të paktën 7 vite më parë në momentin kur u bë publik edhe firma e tij që i hapi udhën inceneratorit fantazëm të Tiranës që ai të ndalohej.

Kjo nuk po ndodh sot e kësaj dite dhe tregon edhe njëherë që falë mbështetjes së kësaj strukture kriminale Erion Veliaj parashikon që vitin e ardhshëm të kryejë vjedhjen më të madhe në historinë e Tiranës, vjedhjen e buxhetit prej 390 milionë euro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here