Fatmir Mediu foli lidhur me mesazhin e SHBA-së para zgjedhjeve për statusin e Berishës ‘non grata’, ku thuhet se kjo e fundit vlerëson rolin e opozitës por nuk merren me njerëz të përfshirë në korrupsion.Nuk mendoj që kemi diçka të re në qëndrimin e SHBA-së që ka në raport me Berishën për faktin se kjo ka qenë një politikë e departamentit të shtetit.
Nuk besoj që ka një përfaqësues të Ambasadës amerikane që mund të marri një qëndrim ndryshe në raport me Berishën.
Problemi qëndron se Berisha ka deklaruar që do të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje në një mënyrë aktive në SHBA, dhe nuk besoj që zgjidhet në Tiranë, por në Uashington”, tha kreu i Partisë Republikane.
Ai e sheh si diçka pozitive faktin që Ambasada amerikane ka kontakte me stafin e ngushtë të Berishës por statusi i tij ndikon negativisht në marrëdhëniet me SHBA-në të cilat duhet t’i rikthejë.
“Pozitiv është fakti se Ambasada amerikane është në kontakt me njerëz të cilët janë pjesë e stafit të ngushtë të Berishës për të diskutuar me ta për probleme të rëndësishme të vendit siç janë zgjedhjet, barazia e tyre, problemet e korruposionit dhe krimit.
Statusi i Berishës është diçka negative në pikëpamje personale dhe politike sepse Berisha ka qenë iniciatori i hapjes së marrëdhënieve me SHBA-në, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kjo ka qenë një nga faqet më të ndritshme të historisë politike të Shqipërisë më SHBA, dhe Berisha duhet të bëjë diçka për të rikthyer këto marrëdhënie”, theksoi Fatmir Mediu.