Në protestën për vrasjen e Martin Canit, nëna e tij ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit dhe dorëheqjen e ministres së arsimit Ogerta Manastirliut dhe të gjithë stafit të shkollës Fan Noli, të cilët i bën përgjegjës për ngjarjen e rëndë. Në fjalën e saj, ajo tha se asnjë telefonatë nuk iu bë nga mësuesit e shkollës, për ta njoftuar për atë që ndodhi.
E kam rritur me vuajte, kam ndenjur pa punë që ta rris e ta edukoj Martinin. Më morën shpresën e jetën, gjithçka që kisha. Kërkoj të japin dorëheqjen, kush është ai që s’e mbrojti Martinin nga dera e shkollës, te minmistria te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti, ishte një fëmijë që s’kam fjaë ta përshkruaj. Martini ishte i veçantë dhe me ëndrra të mëdha.
Martini s’ishte ashtu si shkoi dhe u bë kjo histori. 30 ditë sot, qaj e rënkoj. Të mbrohen fëmijët tanë, të mbrohen gjithë Martinat shqiptarë, se Martini im iku… Dua dorëhqejes e ministres, me çdo kusht, dr.e shkollës, mësuesja e Martinit, që s’më telefonoi asnjëherë.
Këeto janë fjalë zemre nga mua. Drejtësin për Martinin dhe Luisin, është djali im tani. Drejtësi edhe për Luisin”, tha ajo.