Berisha zbulon ‘prapaskenat’: Dosja me të cilën Veliaj po kërcënon Edi Ramën përmes Dabullës

0
140

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se ka një betejë të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Komentet Berisha i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se Veliaj e kërcënon Ramën me dosjen e Olsi Ramës për Xibrakën, që sipas ish-kryeministrit, është në duart e Alban Dabullës.

Ish-shefi i Ekzekutivit shtoi gjithashtu se Veliaj është pritur në Uashington nga ish-kandidatja demokrate për Presidente, Kamala Harris, ndërsa Rama sipas tij, u përpoq, por nuk e realizoi dot një takim me të.

“Alban Dabulla, që e keni të filmuar te dera, e ka dosjen e Xibrakës të plotë. Ka çdo dokument që OIsi Rama ka qenë nga eksponentët kryesorë të trafikut të drogës. Kjo është përdorur me shumë eficencë kur Gjykata ka dorëzuar mandat arresti për Besnik Dabullën, që ishte anëtar i bandës së Xibrakës dhe Albani i çon Ramës disa fotografi dhe i thotë ‘po e arrestuat, të gjitha do i nxjerr’.

Dhe nuk u arrestua. Gojët që nuk mbyllen dot thonë se Velica i tha një shoqes së saj ‘ta provojë Rama dhe Veliaj e merr për 3 orë me vete. Një betejë e fortë u zhvillua mes kodrës së Djellit dhe Kodrës së Surrelit. Ndenjën 2 orë te shtëpia e Veliajt dhe thanë misioni ynë ishte të merrnim vetëm telefonin. Gjetën mbi 200 mijë euro në shtëpinë e tij. Gjetën fatura garderobe mbi 200 mijë euro.

Veliaj u paraqit si Rama bis ose si pasardhësi i Ramës. Rama e denigroi atë disa herë. Rama nuk e ka pëlqyer këtë tendecë të Veliajt si njeriu i dytë. Veliaj e takoi Kamala Harris në Uashington me kusht që foto nuk ka, ndërsa Rama u përpoq ta takonte, por nuk e takoi dot. Veliaj nuk mësoi nga Koço Kokëdhima. Koço filloi të pretendonte se ishte kryeministri i jugut, dhe atje iu pre koka”, tha Berisha. (A2 Televizion)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here