Hoxha: Rama ka vendosur 120 kollona gradaçielash 12m të thella në shtëpinë e tij në Surrel!

0
144

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Çim Peka Live në Syri TV, duke komentuar emisionin Plug i cili zbuloi se ministrat e Ramës zotëronin pasuri të mëdha të deklaruara, tha se mediat e tjera po heshtin qëllimisht rreth këtij fakti. Sipas tij është një strategji e qeverisë për të varrosur një çështje e cila mund t’i kthehet në skandal më pas. Nga ana tjetër, në këtë emision Hoxha foli dhe për një ndërtim me përmasa të pazakonta dhe kosto të larta që po kryen kryeministri Rama në Surrel. Sipas Hoxhës nga pamjet me dron sipër shtëpisë së kryeministrit, janë numëruar rreth 120 shtylla betoni me thellësi rreth 12 metra, ku është përdorur sipas tij betoni i cilësisë më të lartë.

Hoxha ngre pyetjen më së pari për kostot e padeklaruara të këtij investimi, më pas shtron pyetjen se çfarë ka ndërmend të ndërtojë kryeministri, pasi dhe nga Bashkia e Tiranës nuk ka dalë asnjë informacion. Kollonat e futura nën tokë sipas Hoxhës, janë ato që përdoren rëndom për ngritjen e pallateve shumëkatëshe, por 12 të tilla në sipërfaqen e pronës së kryeministrit meritojnë të kenë një përgjigje për publikun.Hoxha: Fakti që të dy emisionet mbrapa, janë shoqëruar me një heshtje totale, me një censurë… Kjo është mënyra se si defaktorizohet dhe ose mundohet se si të mos i jepet zë një çështjeje që mund të kthehet në skandal. Pra në momentin që e gjithë media në unison, pra ai rrjeti viral që ndizet papritmas dhe pa e kuptuar dhe ti nuk e shuan dot më pas, në të dyja rastet e fundit si me shkop magjik heshti në mënyrë perfekte…

Peka: Rrjeti viral që ja mësoi shqipen në mënyrë perfekte Parashqevi Simakut?

Hoxha: Unë e shfrytëzoj shumë këtë zonën e Dajtit. Dhe duke kaluar në Surrel më kapi syri nja dy sonda të mëdha, nga ato që shërbejnë për të hedhur pilotat e këtyre gratiaçelave të mëdha. Edhe të nesërmen dhe të pasnesërmën aty ishin. U bëra kurioz, prita ditën tjetër deri sa dolën punonjësit nga aty ku punonin. Dhe duke dalë jo nga objekti, po nga rrethimi që bën garda atje, po dorëzonin telefonat. Pra ata kur shkonin në objekt dorëzonin kamerat dhe telefonat, çdo gjë që mund të përdorej për të filmuar, dhe pastaj kur largoheshin nga objekti e merrnin. E njihja mirë si zonë, pasi kujtoj se Ervis Martinaj kishte marrë nja dy vila diku aty në atë zonë në Surrel dhe diku aty asaj zone i kisha hyrë në këmbë lart e poshtë. Më bëri përshtypje se po bënin punime tek shtëpia e kryeministrit, i cili ishte jashtë. Punimet kanë zgjatur mos gaboj rreth katër javë dhe nga informacioni sepse ishte shumë diskret, aktivizuam një dron dhe shyqyr që nuk na i bllokuan valët. Për fat të mirë koha atë ditë ishte shumë e kthjellët dhe reflektohej ai droni atje, por nuk na ra brenda atje se pastaj do na hapnin vërtet probleme për shkak të sigurisë, por të paktën nuk e gjetën dot se nga erdhi se dhe ky ishte një problem tjetër. Arritëm që ta merrnim dhe çfarë kishte ndodhur aty. Me sa mora vesh nga një studio arkitekture aty janë bërë rreth 120 pilota, me thëllësi rreth 12 metra me beton të markës 800 që është beton special . Pra imagjinoni 120 pilota vendosini njëra pas tjetrës , sepse objekti që është aty nuk është aq i madh që të ketë një nevojë kaq të madhe, plus që është dhe brinjë, pra kjo ka ndodhur gjatë muajit gusht dhe është mbajtur sekret. Pyetja që unë bëj është? Për çfarë mund t’i duhen 120 pilota 12 metra të thella. E dyta sa është kosto e tyre, sepse është beton i markës 800. Nga objektet që njoh unë në kryeqytet po heq Kishën Orthodokse që është nga objektet më të sigurta në kryeqytet, është bërë me betonin më të mirë që prodhohet në Shqipëri dhe tjetra, nuk e di a është marrë leje sepse këtu kanë bërë burg fshatarët për të bërë burgun e lopës, dhe nuk gjeta dokumentacion a është dhënë leje a s’është dhënë leje. Por pyetja ime është 120 pilota, 12 metra të thella sa është kostoja e tyre, a është e deklaruar kjo, pse është bërë në këtë formë dhe pse mbahet kaq e fshehtë. Aty mund të jenë bërë dhe të tjera, por aty është një zonë që garda e mbulon fort dhe ne jemi si pare e kuqe dhe nuk afrohemi dot më shumë se duhet. Nuk po merrem pse janë bërë por po merrem me kostot, çfarë kostoje ka një volum i tillë betoni. Pra është punuar 4 javë, dhe kush i ka mbuluar kostot. Këto ndoshta janë temë e një emisioni tjetër se sot s’kam qenë i përgatituar për këtë, por të paktën me betonues që kam pyetur unë….  Ndoshta mund të jetë dhe kjo se kush na ka inspiruar për t’i thënë këto, por ta dini që javët e fundit unë rri vetëm me një grup pensionistësh në Shkozë, është Moni, Meti, Dyli që luajmë domino, pra s’kemi kështu ndërhyrjesh. Por ta thashë mua më tërhoqi vëmendjen dhe sot s’ka asnjë lloj të dhëne. Ju e dini pse është objekt i rëndësisë të veçantë, e para sepse ruhet në nivelin më të lartë të sigurisë nga garda e republikës dhe se rri kryeministri. Ore jam kurioz çfarë objekti ndërtohet aty dhe sa ka kushtuar…

Peka: Mos po bëhet gati për luftë ndoshta…

Hoxha: Ore çfarë s’ndodh atë e di ai, por konstrukti i objektit që është atje, nuk ka mure ai është i derdhur në beton, pra nuk janë mure me tullë. Pra mbi këtë objekt t’i shtosh këtë lloj me 12 metra thellësi…Unë së pari dua të di koston dhe burimin, pastaj ai mund të bëjë ç’të dojë se pronën e tij e ka të vetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here