SPAK është një organizatë kriminale/ Berisha: Ja pse Dumani eshte mercenar i Rames

0
114

Sali Berisha nuk ka ndalur sulmet ndaj Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani edhe në studion e Debat në A2 CNN.

Ish-kryeministri komentoi dhe çmimin e marrë nga kreu i SPAK, duke ironizuar se një të ngjashëm ka marrë dhe Dvorani apo dhe Rasputini i Ramiz Alisë.

“SPAK është një organizatë kriminale. Dumani deklaroi sot se në 5 vite ka futur në hetim 1335 qytetarë. Vetëm në 2009-2010 Task Forca kundër korrupsionit ka hetuar 1400 qytetarë, në dy vite. Dumani është një lake, një mercenar i Ramës, që nuk pret njeri për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës, për sterilizimin Becchettin. Kampion antikorrupsion e ka marrë dhe Dvorani. Edhe Rasputini i Ramiz Alisë ka marrë çmimin e ushqimit në Meksikë, kur njerëzit në Shqipëri vuanin nga uria. SPAK ka mbyllur 5 dosje dhe një zyrtar i DASH ishte i zhgënjyer”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here