Argita Malltezi në një konferencë për mediat, thotë se e gjithë procedura ndaj hetimit të Sali Berishës, ka prodhuar akte që sipas saj, nuk ka ansjë fakt penal ndaj tij dhe dhëndrrit, Jamarbër Malltezi.
Sipas Argita Malltezit, faktet penale janë falsifikuar përmes dhjetëra dokumenteve të falsifikuara nga prokurorët e kontrolluar të SPAK, me qëllim, ndërtimin e një çështjeje politike ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.4 vite hetime, për Argita Malltezin, ndaj liderit të PD, Sali Berisha, treguan vetingun pasuror të tij, që gjatë gjithë kohës kur ka mbajtur poste publike, nuk ka përfituar asnjë pasuri të padrejtë apo në kundërshtim me ligjin.Sipas Malltezit masat e sigurisë e vendosur ndaj Berishës, u përdor si mjet për të goditur opozitën, në një vit elektoral.
E gjithë kjo procedura ka prodhuar akte që s’ka asnjë fakt penal ndaj Berishës e Malltezitr. Ka dhjetëra falsifikime e dokumente nga prokurorët e kontrolluar të SPAK, me qëllim ndërtimin e një çështjeje politike ndaj Berishës e Malltezit. Ka fakte e mashtrime të rreme të falsifikuara nga kallëzuesi Balla. 4 vjet hetime të SPAK, treguan që përfshinte dhe vetingun pasuror të Berishës dhe ka treguar se Berisha ka respektuar ligjin e nuk ka përfituar ansjë pasuri të padrejtë apo ka ushtruar ndikim ndaj një procesi. Si provë, drejtësia e kapur e Ramës dhe Soros, kanë sjellë faktin se kanë sponsoziruar një udhëtim të këngëtarit italian në Shqipëri. Kjo është prova e turpshme për këtë çëhstje penale për masën e arrestit.
Prova tjetër është se ka miratuar ligje ,që janë të sanksionuara në Kushtetutë. Është prova për disa pagesa të bëra nga e bija, apo bamërisi të familjarëve të Berishës për fëmijët në nevojë. Prokurorët politikë kanë falsifikuar e fshehur dhjetëra prova. Strasburgu solli disa pyetje, që në fakt vënë gishtin në plagën e gjyqësorit shqiptar.
Irena gjoka s’duhet të kishte hetuar, pasi ishte në konflikt interesi në këtë proces. Strasburgu ka shprehur shqetësimin nëse është bërë mbrojtje eefektive dhe kundër arrestit, në një kohë të arsyeshme.
Berisha e Malltezi as nuk u pyetën kur u vendosën nën masa arresti nga gjyqtarja Irena Gjoka, Mazneku, Sëpata. SPAK në snjë situatë bajëlldisëse, vijon të instistojë në shprehje të tilla që i dëgjon në diktaturë.
Arresti u përdor si mjet për të goditur opozitën, në një vit elektoral.