Berisha jep lajmin: Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri

0
130

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë konferencës me gazetarët dha lajmin se, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.

‘Ndërkohë që ky opinion nuk adreson vetingun, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane nuk mund të injorojë këtë çështje në heshtje të plotë. Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore. E ndaluar si procedurë zëvendësuese e masave disiplinore’, thuhet në vendimin për vettingun.

“Së dyti, unë kam një lajm për mbarë shqiptarët.

Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.

Të dashur qytetarë, e vërteta vonon, por kurrë nuk mund të shtypet dhe mohohet.

Ky është dokument i datës 6 dhjetor 2024.

Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranë Këshillit të Europës, çfarë thonë këta për vetingun.

Po lexoj paragrafin kushtuar vetingut: Ndërkohë që ky opinion nuk adreson vetingun, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane nuk mund të injorojë këtë çështje në heshtje të plotë.

Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.

E ndaluar si procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.

Dhe as nuk duhet të përdoret vetingu për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni është një vepër penale që duhet të hetohet dhe ndëshkohet sipas të gjitha procedurave.

Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranon se vetingu mund të jetë i lejueshëm si një procedurë e jashtëzakonshme e përdorur vetëm një herë në tranzicionin nga diktatura në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës.

Pra, siç e shihni ju, kjo procedurë, e cila u përdor 1, për të lënë shqiptarët pa drejtësi, për t’u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor, nuk e kanë më. Ata që presin 14 vite për një proces civil dhe 10 vite për një proces penal janë të privuar nga procesi i duhur ligjor që e garanton Kushtetuta dhe Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut.

Vetingu, thotë, nuk duhet të përdoret për të adresuar korrupsionin sepse përdorimi i tij është vetëm gjueti shtrigash.

Imagjinoni ju, Altin Dumani me tre shtëpi dhe një të ndërtuar nga vjehrri dhe kisha, vazhdon e kryeson Skapin, në një kohë kur një gjykatëse ka dalë nga sistemi për një garsionere të privatizuar nga i ati në vitin 1996.

Tjetra ka dalë për rrogën qindarkë për qindarkë që i ati i ka kthyer nga dita e daljes në punë gjer në ditën e martesës.

Pra, ky është procesi më i korruptuar që ka njohur ndonjëherë Europa, ky është akti më i turpshëm”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here