Bëri tango me Ballukun, janë ushtarë të Ramës’/ Noka 3 pyteje për Shehajn: Çfarë të lidh me Veliajn dhe Agaçin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të rënda ndaj kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, me të cilin pati përplasje fizike në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Noka tha se Shehaj ndonëse është opozitar, i shërben interesave të qeverisë, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe ministres Belina Balluku.Në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Noka tha se Shehaj tentoi të pengonte betejën e PD për interes të mazhorancës

Noka vuri në dukje gjithashtu afrimitetin e Shehajt me Ballukun në seancë.

Ai tha në mënyrë karakteristike se dyshja bënë tango bashkë , madje nxorën edhe selfie në Kuvend. Këto Noka i tha duke treguar një video të Shehaj dhe Ballukut nga Kuvendi.

Noka: Shehaj bëri tango me Belinda Ballukun. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua? Dëgjoni dashurinë virtuale që bëjnë me njëri tjetrin. Shiheni një bashkëbisedim i lumtur dhe duke bërë selfie. Ky zotëria pse nuk u soll kështu me mua kur kisha radhën. Mua më tha jo s’të lë të flasësh. Çështja e profesioneve të lira ishte çështja e ditës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, tha se deputeti Agron Shehaj është në shërbim të Kryebashkiakut Erion Veliaj. Noka shtoi, se jo çdo njeri, babai i të cilit kapet duke vjedhur qilimat e vilës së Petrit Dumes, konsiderohet i burgosur politik.

Duke shtuar akuzat në drejtim të Shehajt për lidhje me Veliajn, Noka i drejtoi 3 pyetje, për të cilat tha se priste përgjigje nga Agron Shehaj.

“A ke ngrënë drekë në Firence me Engjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe vëllain e Kryebashkiakut të Tiranës?

A ke biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali?

A ju ka sjellë nga Italia Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj dhe të çuan te Lulzim Basha, pasi Edi Rama të refuzoi?”, tha Noka, duke ia drejtuar pyetjet publike Shehajt.

Noka tha se në seancën e fundit plenare, Shehaj duke marrë rolin e opozitarit të opozitës, i ndërpriste fjalën çdo deputeti të opozitës, ndërsa nuk ndërhynte te ato të mazhorancës.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *