2 standardet/ Në fshehtësi për familjen Veliaj, thirrja dhe dalja e Ajola Xoxës nga SPAK pa bujë, pa pamje, pa gazetare

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për gati 3 orë në ambientet e SPAK mbrëmjen e kësaj të hëne. Përballë prokurorëve të posaçëm ajo ka dhënë dëshminë e saj lidhur me pasurinë e bashkëshortit në hetimet që po kryhen për këtë çështje.

Pas daljes ajo ka shmangur mediat dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë

Xoxa është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro 1 viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij.

Vetë kryebashkiaku Veliaj që hetuesit i ka konsideruar si “kolegë” e ka kundërshtuar kontrollin e pak javëve më parë të banesës të tij dhe të të vëllait Arbër Veliaj, e po ashtu edhe në zyrat e qendrës “Harabel” që administrohet nga Ajola Xoxa.

FOTO–LAJMI/ Ajola Xoxa lë SPAK-un, pas 3 orësh dëshmie

Sipas atij hetuesit nuk kanë pasur një mandat nga gjykata. Në këtë kontroll Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës iu sekuestruan telefonat celularë dhe një shumë parash në zyrën e saj.
Gjatë marrjes së Xoxës në pyetje Veliaj ka qëndruar në zyrën e tij në bashki dhe ka dalë prej saj kur edhe Ajola është larguar nga SPAK. Në videon e publikuar nga Ora News, veliaj shihet i veshur komplet me të zeza. Ai është filmuar duke dalë me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

Ajo që nuk ngel pa rënë në sy eshte fakti se për ta marrë ne pyetje bashkeshorten e Veliajt eshte zgjedhur nje dite proteste, me shi dhe pa bujë e gazetare ndryshe nga thirrjet e opozitarëve apo dhe terheqjen zvarrë të filmuar dhe shpërndarë ne media te ish presidentit, ish kryeministrit z. Meta, apo z, Malltezi, Salianji etj

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *