Një ‘fake news’ është prodhuar sërish nga proganda e narkoqeverisë së Edi Ramës për të deligjitimuar dhe goditur protestën e ligjshme të opozitës, ku mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së PD-së për mosbindje civile në Tiranë, duke bllokuar prej 3 orësh akset kryesore të kryeqytetit.
Në media u shfaq një grua e cila, sipas burimeve për mediat është shofere urbani, pretendon se brenda urbanit të bllokuar në trafik kishte një grua shtatëzënë, gjë e cila rezultoi se nuk ishte e vërtetë.Nga një video e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, shihet qartë se në urbanin e Tiranës nuk kishte një grua shtatëzënë dhe se e gjithë propaganda negative e prodhuar për të goditur mosbindjen civile të opozitës, ka rënë.
Nga një video e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, shihet qartë se në urbanin e Tiranës nuk kishte një grua shtatëzënë dhe se e gjithë propaganda negative e prodhuar për të goditur mosbindjen civile të opozitës, ka rënë.