Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, i cili u dhunua nga narkopolicia në protestën e kësaj të hëne në kryeqytet, do të transferohet në QSUT.
Vendimi është marrë nga mjekët e spitalit të Traumës, të cilët thotë se Gjekmarkaj do të transferohet për në QSUT për ndihmë më të specializuar.Më herët, numrin dy të PD, e vizitoi kryetari i saj, Sali Berisha, i cili pa nga afër gjendjen shëndetësore të Gjekmarkajt, i cili mbeti i lënduar si pasojë e dhunës së ushtruar nga narkopolicia.Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, edhe i Kuvendit njëkohësisht, ka humbur ndjenjat në protestë.
Gjekmarkaj ndodhej në zonën e pallatit me Shigjeta, bashkë me deputetë dhe zyrtarë të tjerë të PD-së, në krah të qytetarëve që protestonin, në kuadrin e mosbindjes civile.
Deputeti Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat për shkak të dhunës së ushtruar nga narkopolicia.
Sipas PD-së, Gjekmarkaj është dhunuar barbaridht nga Policia, në momentin që kjo e fundit tentoi të shpërndante protestuesit që ndodheshin në rrugë.