Këlliçi: Policia, sjellje kafshërore ndaj protestuesve

0
114

Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, denoncoi nga Bashkia e Tiranës se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Këlliçi tha për mediat se efektivët kanë treguar sjellje kafshërore ndaj qytetarëve.

Ai deklaroi se për këtë sjellje të policisë do të mbajë përgjegjësi personale ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.Sjellja e policëve është sjellje kafshërore, kështu është kur policia drejtohet nga një pinjoll i diktaturës, nga një stërnip i Enver Hoxhës.Këta janë të trembur ndaj edhe policia reagon në mënyrë të tillë. Në konflikt me qytetarët e Tiranës nuk jemi ne por janë Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj dhe gjithë ministrat e kësaj Qeverie.Po ia them drejtpërdrejtë Ervin Hoxhës se do të mbajë përgjegjësi personale për çfarë po i bën PD dhe protestuesve. Po ta them se do të mbash përgjegjësi personale dhe ne i kemi dhënë provat që nuk harrojmë. Do të merremi me ty me gjithçka që ke bërë, me urdhërat për të dhunuar protestuesit dhe me ata që zbatojnë urdhërat e tu”, tha Këlliçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here