Ku është ministria bujqësisë? BE ngre alarmin! Zbulon një tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria

Sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarinat nga Shqipëria.

Ka qenë Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, që e ka ndarë njoftimin e RASFF në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se ky alarm vjen ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina.

Resuli thekson se kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore

“Raste të reja me prezencë të clorpirifosit në mandarina shqiptare

Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria!

Ku është Ministria e Bujqësisë?

Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve?

Kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore. Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona.”– shkruan Resuli në reagimin e tij.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *