Opozita ka nisur prej pak minutash protestën në Tiranë pjesë e asaj që e quan mosbindje civile për të plotësuar kushtin për ngritjen e qeverisë teknike.
Opozita ka bllokuar 5 nyjet kryesore, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Protesta po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve të cilët të indinjuar i bijnë borive.Nisin përplasjet e para mes përfaqësuesve të opozitës dhe Policisë te Sheshi Uilson. Tubuesit kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin, teksa uniformat blu të bëra gardh kërkojnë lirimin e aksit, teksa moti i keq me reshje shiu ka ndikuar në pjesëmarrjen e ulët.
Policia paralajmëroi lirimin e rrugës, por kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u përball me ta, duke thënë se tubimi është i ligjshëm dhe s’ka nevojë për leje në Polici.
DEBATET
Gazment Bardhi: Jemi paqësor, na keni rrethuar. Ju lutem mos provokoni protestuesit, kemi të drejtën për të protestuar Mos ndërhyni, kam të drejtë kushtetuese!
Policia: Keni bllokuar rrugën, po shkelni ligjin, lirojeni!
Policia me megafon: Hapni rrugën, të nderuar qytetarë, po shkelni ligjin. Do zbatojmë ligjin, lironi rrugën.
Bardhi: Është e drejtë kushtetuese, zbatoni ligjin…
VIDEO – LIVE/ Opozita në protestë, “paralizohet” Tirana