Moti nuk pengon!!! Nis protesta e opozitës

0
94

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë.

Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani.

Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.

Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.

Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here