Televizioni i njohur në SHBA citon Berishën: Beteja jonë nuk ndalet deri në rrëzimin e Ramës

Mediat e mëdha ndërkombëtare po raportojnë intensivisht për mosbindjen civile të opozitës shqiptare.

Një nga televizionet më të mëdha në SHBA, ABC News, shkruan se opozita shqiptare bllokoi rrugët në Tiranë duke kërkuar qeveri teknike.

Televizioni thekson se kjo është protesta e parë që pas lirimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Madje televizioni citon edhe deklaratat e beishës.

“Me Ramën nuk ka zgjedhje. Me Ramën ka vetëm një betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk do të bojkotohen kurrë”, tha Berisha,

“Beteja jonë është e pandalshme deri në rrëzimin e Ramës”, shtoi ai.

Sipas ABC News, “qindra oficerë policie u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare dhe për të mbajtur rrugët të pastra për trafik. Pas 90 minutash, autoritetet nisën t’i largonin protestuesit nga kryqëzimet, gjë që rriti tensionin dhe çoi në disa përplasje”.

“Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, kur votuesit që jetojnë jashtë për herë të parë do të mund të votojnë nga jashtë. Zgjedhjet postkomuniste në Shqipëri janë dëmtuar shpesh nga parregullsi, duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e numërimit të votave”, raporton ABC News.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *