Reshet e borës kanë shkaktuar problematike në veri dhe juglindjen e vendit. Gjysma e popullsisë në qarkun e Kukësit janë pa energjie elektrike. Sipas të dhënave mësohet se gjatë gjithë natës ka patur ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike për qytetin e Kukësit. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Kukës aktualisht gjysma e popullsisë së qarkut është pa energji elektrike:
Nj Adm Lekbibaj, Fierzë, Bytyç, fshatrat Rragan, Gjelaj, Nj Adm Margegaj, fshatrat Myhejen, Shumicë, Nj Adm Tropojë, fshati Dojan, Nj Adm Bujan, Bashkia Tropojë. Fshatrat Qarr, Letaj. Peraj, Zgjec ,Perollaj, Bardhaj, Helshan, Kosturr Nj Adm Golaj Bashkia Has. Njësitë Adm Surroj, Kolsh, Topojan, Nj Adm Malzi, Fshati Gabricë, Nj Adm Bicaj, Nj Adm Shtiqën Bashkia Kukës.
Rrugët rurale në disa fshatra vijojnë të paraqesin vështirësi si Arrën, Turaj, Shkinak, Tërshenë, Nimçë, Kollovoz etj në bashkinë Kukës, trashësia e borës i ka kaluar 30 cm në këto zona
Qarku i Dibrës në 24 orët e fundit, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore. Trashësia në qytetin e Peshkopisë shkon në 5 cm ndërsa në ekstremet më të larta të Qafë Murrizes dhe të Kalasë së Dodës kalon mbi 20 cm. Rruga e Arbrit në segmentin nga tuneli i Murrizit deri në fshatin Bastar Murrize ka qenë i bllokuar që nga mesdita e së hënës dhe vetëm të martën është bërë i mundur kalimi. Akset e tjera janë të kalueshme por bora shkon deri në 25 cm. Në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Ostrenit, Tërnovës, Martaneshit dhe Xibrit trashësia e borës kalon mbi 25 cm, dhe shkohet vetëm me mjete të kalueshmërisë së lartë(foristrada) deri sa mjetet e bashkive të bëjnë hapjen e rrugëve.
Në Korçë reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë pjesën më të madhe të qarkut juglindir gjatë natës. Sipas të dhënave trashësia më e madhe e dëborës prej 10 cm është në Dardhë ndërsa në zonat e tjera varion 2-6 cm. Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të hapura por gjatë lëvizjes në to kërkohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e mjeteve për shkak se si pasojë e temperaturave të ulta ka prezencë akulli në rrugë.