Unë trokas/ Nis reagimi i të rinjve kundër mbylljes së Tik Tok

Vendimi i Edi Ramës për të mbyllur rrjetin social Tik Tok ka shkaktuar një reagim të fortë tek të rinjtë, të cilët e kanë konsideruar atë si një akt censure dhe kufizimi të lirisë së shprehjes. Me slloganin “Unë trokas” logoja e protestës së të rinjve po përhapet kudo dhe hashtagu #trokitedheti po i fton ata të bashkohen kundër censurës që kërkon të imponojë qeveria.

Platforma e njohur është mjaft e përhapur edhe tek të rinjtë shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve prodhon kontent dhe komunikon prej disa vitesh në këtë rrjet social. Vendimi ekstrem për mbylljen e Tik Tok, nuk justifikohet me tragjedinë ku humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani dhe as me një të ashtuquajtur konsultim me prindër e mësues që qeveria pretendon se ka kryer.Censura ndaj rrjetit social më të përhapur tek të rinjtë, është konsdieruar si një vendim politik në prag të zgjedhjeve. Kryeministri nuk mund ta kontrollojë Tik Tok siç kontrollon mediat tradicionale dhe pikët e tij janë në rënie të lirë tek popullësia e moshës së re. Edi Rama tentoi edhe sot të rikuperojë imazhin e rrënuar tek të rinjtë, duke dashur të tregohet cool në një takim me gjimnazistët ekselentë. Por tashmë portreti i tij po stampohet si ai i një autokrati censor, që në emër të moralit po mbyll çdo hapësirë lirie. ©lapsi.al

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *