Shqiptarët po helmohen me pesticide’, eksperti: Po rrezikohet jeta e qytetarëve

0
109

Problematika me ushqimet dhe debati i ditëve të fundit me pesticidet në fruta. I ftuar në edicionin e mesditës në Suri tv me moderatorin Arnold Kariqi ka qenë eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli. Ai ka vlerësuar se kimikatet që përdoren po rrezikojnë jetën e njerëzve.

Ervin Resuli: Në fakt sistemi evropian i sigurisë ushqimore dedeketon produkte që importohen jo vetëm nga Shqipëria por edhe vende të tjera jashtë Bashkimit Evropian dhe apo brenda BE. Dhe sa herë që ka raste të dyshimta të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve ajo jep një alarm ne sistemin e BE ku raportohen rastet dyshimta. Siç ka ndodhur edhe me rastin e mandarinave nga Shqipëria. Ne kemi patur një ne kemi patur një zbulim nga autoritetet Evropiane, kryesisht, Kroacia dhe Hungaria të cilat pasi kanë kapur substanca të ndaluara nga Shqipëri i kanë hedhur ato në sistemin evropian i cili është publik për të gjithë BE dhe kushdo që do i kontrollon.

Kush e ka fajin?

Ervin Resuli: Ka pasur një deklaratë nga ministria që akuzon fermerët. Por nëse kjo është e vërtetë kjo është një skandal në aspektin e shmangies së përgjegjësisë ligjore dhe detyrimet që e ngarkon ligji këtë institucion. Pra Ministrinë e Bujqësisë dhe për ta çuar atë faj tek fermerët. Ne fakt ka patur një tymnajë ose zëra që herë pas here kërkonin që të çonin fajin tek fermerët. Por në fakt e vërteta është krejt e kundërt. Në radhë të parë po flasim për një substancë që është e ndaluar nga Bashkimi Evropian për vetitë e saj kancerogjene nëse gjenden gjurmë në produktet ushqimore e kryesisht në fruta perime. Pra e thënë ndryshe, ne po flasim për një substancë e cila në linjën e logjikës në Shqipëri ekziston ose qarkullon kontrabandë. Do të thotë që kjo substancë pavarësisht që është ç’regjistruar në 2020 vazhdon të jetë përsëri prezent në territorin tënd dhe kjo do të thotë që autoritetet përkatëse për të garantuar sigurinë ushqimore janë të paafta për ta dedektuar për ta zbuluar dhe normalisht për ta asgjësuar këtë sasi..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here