Rrëzova një skemë korruptive 1MLD EURO’/ Këlliçi: Jam në dispozicion të drejtësisë/ Këllici: Kush mendon se do më mbyllë gojën e ka gabim

0
125

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka dalë nga SPAK dhe ka folur për çfarë është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.Jam i hapur dhe në dispozcion të drejtësisë për çdo gjë që ka të bëjë me mua dhe familjen time. Këtu jam sqarues për veten time. Për të dytën herë të vitit kreu i 5D është paraqitur te SPAK

Nëse dikush mendon se duke përdorur falsifikime dhe mashtrime do arrijnë të më mbyll mua gojën e ka gabim. Lëreni mënjanë këta qe kanë firmosur dhe dilni përballë.Kushdo që ka diçka me deklaratat e mia të nxjerrë fytyrën përballë.Të vërtetën e kam sqaruar me dhjetëra herë para mediave dhe në SPAK.Është një çështje e ezauruar në 2021-2023. Sqarimet i kam dhënë me shkrim në SPAK.  Jam diplomuar me vlerësime të larta në universitete amerikane. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe”, tha Kelliçi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here