Mbyllja e dosjes ‘5D’, Koka: SPAK sot amnistoi Erion Veliajn nga 15 vite burg

0
127

Gazetari Bledian Koka ka akuzuar sot SPAK se, ka amnistuar Erion Veliajn nga 15 vite burg, pasi kryebashkiaku i Tiranës sot nuk ishte pjesë e mbylljes së hetimit të dosjes ‘5D’.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Koka u shpreh se, SPAK sot i hoqi Veliajt akuzën e ‘grupit të strukturuar kriminal’.SPAK sot mbylli sot dosjen ‘5D’, pa Erion Veliaj brenda, ndoshta mund të ketë ndonjë dosje tjetër, fraksione, por sot Veliaj ja ka hedhur      akuzës për ‘grup të strukturuar kriminal’, sepse këta janë një grup

Mos prania e Veliaj aty e përjashton nga dënimi deri në 15 vite burg për ‘grup të strukturuar kriminal’. Pra kjo gjë edhe mund të ekzistojë, mund ta ketë në një dosje tjetër, por ama për këtë sot është i amnistuar

Ata mund ta kenë akuzuar për gjëra që ne nuk i dimë, por ajo që dimë është se ky akt sot e amniston Veliajn nga grupi i strukturuar kriminal.

Kjo është deri tani’, u shpreh gazetari Bledian Koka në SYRI TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here