Po kërkonte të dhënat e kallzuesit’/ Erebara: Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën

0
146

Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin e kryetarit të bashkisë për përdorimin e regjistrit civil për të mbledhur të dhëna personale të një qytetari që ka bërë kallëzim ndaj tij.

Erebara shpreh shqetësimin se ky veprim është një shkelje e rëndë e ligjit, dhe do të kishte duhur të çonte në ngritjen e akuzave për abuzim me detyrën në një vend normal. Ai thekson gjithashtu mënyrën se si socialistët, sipas tij, shfrytëzojnë asetet shtetërore për interesa personale, duke vjedhur të dhëna të cilat janë pronë private e qytetarëve.Në këtë kontekst, gazetari e sheh këtë veprim si një shkelje të rëndë të privatësisë dhe të të drejtave të individëve.

Interesante shumë që kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.

Kjo tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat tona personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale, të cilat vijojnë të mbeten pronë private e qytetarit përkatës pavarësisht se grumbullohen nga shteti për qëllime të caktuara speficikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here